22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga poetia:Brixhilda Dede

DIELLI I BUZËQESHJES

Ty, s’ ka arsye të të thonë lulediell, as je e bukur!
Gjërat e bukura përveçse shihen, ndihen e përjetohen me zemër.
Ndonjëherë shikoj livadhet mbrëmjeve dhe mendoj se si mundet të jetë një grua e jashtëzakonshme kur ndihet lënduar!
Mbase një qiell me tufan!
Mbase një pemë vjollcë ku shirat e lotëve prekur mistere të brendëshme përkëdhelin hiret,
në një qiell shkrepëtim yjesh të magjishëm.

Por ti ke lindur kryelartë dhe gjithmonë koka të sheh qielli!
Më pëlqen dielli kur zemra e tij portokalli merr në të kuqe!
I ngjan buzëqeshjes tënde fenomenale.
Aty ku fshihet sekreti i të qënit femër apo delikatesë.
Por ajo që tërheq më tepër avrën e një gruaje si ti, pasardhësja e perëndive,..
Është shkëlqimi vezullues i syve të tu.

Atëherë, mos u habisni përse të gjithë përulen para saj!
Ajo nuk ka asgjë të veçantë përveç thjeshtësisë së natyrshme dhe haresë së papërballueshme!
Brixhilda
Përshëndetje miku im i nderuar!
Do të dëshiroja ta publikonit këtë dedikim kushtuar Mimoza Rukos si krijuese e 100 video= poezive.
Do të lumturohej dhe bashkëshorti i saj nj avokat italian në Romë tepër i fuqishëm dhe nga më të pasurit aty.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.