20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Nga poetja dhe shkrimtaria:Kumrie Avdyl Shala

PSIKOPATE E KOHRAVE

Psikopate arenash,
Shtiresh e dashur, e embël, e qeshur, e zgjuar,
Krenare, me kokë lartë rri,
E dashur për të tjerët…
E ndezur flakë për seks,
E ndezur flakë për shtrat.
Psikopate e gjitha kohrave, kështu më thanë për ty!
Ata…
Ata që të deshën dhe të gjveshën, sa herë që patën nevojë…
Ti, psikopate e shkatërrimit të dashurive të pastra.
E qeshur rri përherë,
Edhe në mort,
Helm gjarpri për gojë nxjerr,
Egërsirë si ulkonjë e plagosur,
Dinakëri dhelpre ke!
Ti, psikopatja jonë, e gjitha kohrave.
Edhe kur të plakesh, me rrudhë në ball,
Do helmosh çdo gjë përreth, teje,
ulkonjë e seksit që hengre çdo mashkull që të dashuroi…
E, shtiresh e dashur,
Ti, psikopate më leshra të verdh, të zi e kafe e gjitha kohrave do të mbetesh.

TË JETOSH ME KËMBË NË TOKË ËSHTË KRENARI
Nga Kumrie Abdyl Shala
Për ata që jetojnë me shpirt të pastër!

Mos lejo askënd të të ulë vlerat tuaja.

Nëse dikush flet vetëm për veten dhe nuk të lë të shprehesh – lëre të shfryhet.

Nëse largohet pa shkak, mos u mërzit. Shpesh, njerëzit që s’munden të bëhen si ti, largohen nga zilia që i djeg përbrenda.

Zoti e di gjithçka. Ai i largon vetë ata që kanë qëllime të errëta, sepse i dëgjon planet që bëjnë pas shpinës tënde.

Zoti mbron ata që:

– nuk janë ziliqarë,

– nuk përfitojnë pa meritë,

– nuk përbuzin miqësinë,

– nuk i kthejnë kurrë shpinën njeriut që u ka dhënë dashuri të pastër e pa interes!

Mos u trishto nga ata që nuk durojnë suksesin tënd.

Ti ke ecur me mund, me djersë, me ndershmëri , me sakrificë– dhe Zoti këtë e sheh.

Ti je me fat që s’ke pranë njerëz që edhe prindërit e tyre luten për ta: që Zoti t’ua qetësojë shpirtin e trazuar.

Mos ua kthe të keqen me të keqe, leri te mirren me veten.

Lutu për ta.

Lutu për ata që duan të jenë të parët pa mund,

që zgjohen me mllef dhe fajin ua hedhin të gjithëve.

Ata që mburren kot me “Unë! Vetëm unë!”, por në të vërtetë nuk janë askund.

Thuaju se:

Çdo gjë e bukur vjen vetëm prej një shpirti të pastër,

që gëzohet për të mirën e të tjerëve.

Dt/07.5.25

Nga: K.A.Shala

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.