10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Nga poetja dhe shkrimtarja.Fetah Shelqere Sina

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

VAJZË PREJ ËNDRRASH
MALL SHEBENIKU
Jam e bindur, ëndrra ime atje shkon.
Atje larg, ku fluturojnë në trumba zogjtë. Atje, ku era fryn dhe shkëmbinjtë i huton, iu rrëzon ëndërrat mbi Shkumbin e ftohtë.
Atje ku nëntë fëmijë, varg njëri pas tjetrit, prisnin nënën qët’i vinte në gjumë,
dhe pëshpërimën e saj pranë djepit:
O Zot! Rrite me frymë e bëje burrë!
O Zot! Rrite të fortë, si bijë Shebeniku,
dhe jepi fat të bëhet nuse e bukur…!
Nga larg mali frynte erë të ngrohtë miku, përtej, dedhej Shkumbini, kaltërsisë strukur.
11

SHEQERE SINA OZUNI
Në vatër flinte rrogozi i vjetër nga vitet, bashkë me veglat, në çantën e grisur të ustait. Heshtja, varur në pallton që s’ka ku të griset, dhe pranë oxhakut, gërhitja e lodhur e babait.
Nën këmbët tona të vogla, lëkura e bërë shollë, dhe heshtja për rreth, e ftohtë si varfëria. Pëshpërima e nënës: flini se nesër keni shkollë, të rriteni të zgjuara, për veten tuaj, bija…!
Hera-herës, zgjohet ëndrra ime, atje shkon.
Atje ku zogjtë ngrihen si re të bërë trumba.
Atje, ku era që fryn dhe shkëmbinjtë i huton,
Atje, ku gjithnjë, është e shtrenjtë dhe e bukur rruga…
12

VAJZË PREJ ËNDRRASH
ÇMENDURI
Ja, Yjet larg paskan mërguar, tok me fëmijë janë pakësuar. Ç’të jetë, çmenduri apo magji? S’e di as unë…s’e di as ti…
Shkëndija zjarret flakërojnë, si gjarpërinj që të helmojnë. Po humb ngadalë, ti o njeri…! Është çmenduri apo magji?
Plot re të zeza oqeanet.
Ku është ky Zot që s’po rishfaqet? Këputet- fije peri, jeta,
dhe gllabërohet nga kuçedra.
Njeriu humb, njeriu vdes,
dhe ajri shter në tokë shkretuar. Kjo re po qan, apo po qesh? Kuçedra ujin ka shteruar.
Si yll po tretesh, o njeri!
Mbi këtë tokë që rënkon. Është magji a çmenduri? Njeriu njerinë, si qen kafshon.
13

SHEQERE SINA OZUNI
MIRËSISHT
Një zog në dritare vjen struket ngadalë, Ciu-ciu seç thotë po, s’flet dot me fjalë. Në tokë s’jeton dot, se s’është njeri, mbuluar është qielli, me helm si stuhi…
E marr dhe në dorë si foshnjë e mbaj,
i brishtë, kaq i pakët, më bëhet që të qaj.
E marr shpirtin tim e nis ta përkëdhel.
I vogli përmendet, i dukem si një qiell, dhe hap krahët lehtë provon që të ikë,
në botën e madhe, pa fund edhe pa skaj… Mbi sytë e trishtuar, shkëlqen ende frikë…
Në këtë Botë të Madhe ka vend për të gjithë; Ka ujë, ka tokë, ka qiell edhe diell,
ka hënë, ka yje, ka edhe njerëz të mirë.
Kam vatër dhe unë, çdo ditë e përkëdhel.
Më erdhi ky zog nga larg, s’e di nga ku, folezën e vet, ja,e kërkoi këtu.
Patjetër, ti o, mik, plot shpirt, që e ke, këtu ku rri unë, edhe tënden fole!
14

VAJZË PREJ ËNDRRASH
LULE BORËS…
Me kujdes i afrohem, kësaj luleje të rrallë,
që duket se fle, në një gjumë përrallë,
dhe flet si fëmija, në ëndrra mëngjesi,
nuk është hiç çudi, që lulja tëtë qeshi,
nuk është hiç çudi, që mund dhe ta nxehësh, në rast se po harron, që ta përkëdhelësh.
Një foshnjë e llastuar, plot naze edhe lajka, që ka po aq shumë, trille, sa ç’ka edhe vajza…
Harrova dikur dhe sytë nuk ia lava.
Pat varur kokën krejt dhe heshtte mërzitur. Besomëni, mbi të, qëndrova edhe qava; Besomëni, që faqet ia putha e trishtur.
Besomëni! Mjaft kohë, m’u desh që të më falë, prandaj edhe e quaj një lule krejt të rrallë. Shikojeni kur fle… si vajzë, në gjumëpërrallë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.