8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Nga; Prof.Murat Gecaj

 

NË NË PËRVJETORIN E DITËLINDJES SË KOLEGUT SEJDO HARKA…

Nga; Prof.Murat Gecaj

    publicist e  studiues…

Ja, ditët, muajt e vitet e jetës sonë rrjedhin si pa e kuptuar…Kështu ndodhi edhe me mikun e kolegun tonë Sejdo Harka, arsimtar veteran, publicist e studiues…Edhe më parë, kam shhkruar diçka modeste për këtë mik të pandarë të “Kompanisë Lëvizëse”,siç e quajmë ne, disaa gazetarë e krijues, një grupim të tillë…

Pikësirsht dje, shkrimtari I mirënjohur e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituaar”, na e kujtoi që Sejdo festonte ditëlindjen. Prandaj, edhe unë e urova me zemër, këtë mik të mirë e të pandërë, në këtë ngjarje të shënur. Me shaka, ai m’u përgjigj: “Po, pikërisht sot, unë u bëra 17 vjeç, pra duke e “rrotualluar” shifrën e ditëlindjes së tij!? (ha,ha).

Me këtë rast,, duke marrë pjesë në ktë gëzim të vetë Sejdos e familjes së tij, por dhe të kolegëve, miqëve e dashamirëve të shumtë të tij, kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, që më poshtë po ribotoj një shkrim modest, të dy viteve më parë!…

Tiranë, 1 shkurt 2020

——————————

Sot nga mesdita, një pjesë e “Kompanisë lëvizëse”, siç e kemi pagëzuar ne, ishim të ftuar në një gëzim të veçantë, nga kolegu e miku ynë i pandarë, përmetari Sejdo Harka, publicist e studiues dhe drejtor i një shkolle jopublike të kryeqytetit.

Ne, të pranishmit (shkrimtari e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”; shkrimtari i njohur e publicisti Viron Kona dhe arsimtari veteran e publicisti Ibrahim Hajdarmataj, nga fshati Zogaj i Malësisë së Gjakovës-Tropojë dhe unë), aty në lokalin e Gazit, në anë të “Unazës”, jo larg nga Tregu i Madh i Tiranës, ngritëm dolli dhe i uruam atij, nga zemra:

-Jetëgjatësi, me shëndet, mbarësi e krijimtari, si dhe gëzime e lumturi të përhershme, për veten e famijen e tij të nderuar!

Me biseda të këndshme e duke ngritur dolli dhe, pse jo, shoqëruar me ngapak humor, minutat kaluan shpejt, pa u ndjerë. Kur ne ramë disi në qetësi, mori në celular, nga Durrësi dhe e uroi Sejdon për ditëlindjen, arsimtari veteran e publicisti, Kadri Tarelli…

Ndër  të tjera, kujtuam vitet e paharruara të punës në gazetën e Ministrisë së Arsimit “Mësuesi” (më pas revistë), po kështu kolegë e miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë, nga të gjitha anët e Shqipërisë. Por aty  folëm edhe për librat tanë të botuar e planet për botime të reja, si dhe publikimet tona, në shtyp e në faqe të ndryshme të Internetit. Njëzëri, e falënderuam mikun e përbashkët, drejtorin e “Fjalës së Lirë”, në Londër, Dr. Fatmir Terziu, i cili i bën publike shkrimet tona, me përparësi e profesionaliizëm.

Në kujtim të këtij takimi mbrësëlënës, me aparatin e Bardhylit e timin, fiksuam disa fotografi, që janë kujtim i paharruar për ne. Një  prej tyre, po e bashkëngjes me këtë shënim të thjeshtë. e të gëzueshme, për secilin pjesëmarrës.

…Në fund, ne u ndamë përzemërisht me njëri-tjetrin, duke e uruar përsëri Sejdo Harkën, për ditëlindjen e tij. Por dhe u shprehëm, se mbetemi në pritje të takimeve të tilla, të bukurara..(Tiranë, 3 shkurt 2018)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.