Heroizmi dhe anarshizmi.
Heronjtë, zakonisht, shfaqen në kohë heroizmash.
Kriminelët shfaqen në kohë anarshizmash.
Kombi i ynë ka mbi tri dekada që, nuk “prodhon” më heronj.
Kriminelë!?
Plot, edhe për vendet fqinj.
Shqipëria, në kohën e diktaturës, kishte 135 të burgosur për ,100 mijë banorë. Sot, në të ashtuquajturën demokraci, me të burgosurit brënda dhe jashtë vendit, ka 348 të burgosur për 100 mijë banorë, shifra më e lartë në Europë, krahasohet me Botën e Tretë.
Me heroizëm sot mendohen të gjitha ligësitë e njeriut: gënjeshtra, shpifja, hakmarrja, gjakmarrja, krimi kundër personit, korrupsioni. Dhe mbi të gjitha djegia dhe rrënimi i pronës dhe qyteteve. Në Tiranë, kazanat e plehrave, e kanë humbur betejën kundër anarshistëve. U dogjën.
Shqipfolësit antishqiptarë po mundohen të rivrasin heronjtë e kombit dhe, armiqtë, aleatët e nazifashizmit, të Zervas dhe Plastiras, t’i shpallin heronj.
Qëllimi i tyre është shuarja e identitetit të kombit tonë.
Kjo është koha e anarshizmit, 36 vjeçar, që po përjeton kombi ynë. Kombi është në rrezik. L/Im