
Kështu luftuan djemtë e Kosovës
Dedikuar trimit dhe heroit Xhemajl (Metë) Fetahaj
Kështu luftuan djemtë e Kosovës,
Për t’i sjellë liri këtij vendi.
Rreptë armikun e sulmuam,
Shumë panik i shkaktuam.
Kur në armë të rënda jan takuar,

Me gjith mjetet janë larguar.
Herë pa krye shpesh janë shkuar,
Mish për korba shpesh kanë mbetur.
As kufomat s’i kanë tërhequr,
Këmbët e lehta, faqja bardhë,
Shpejt janë kthyer, kanë gjetur shteg me dalë.
Se kjo armë i ka përlarë,

Kanë lypur rrugë kah për me ikë,
Mos të zihen në këtë bela,
Se derman për ta nuk ka.
Nuk ka mjet që e përballonte,
As tanke, autoblinda që i bënte vrima-vrima.
Ku kanë gjuajtur si me gjuajtur vetima,
Priti, prit katë djem trima!
Këta trima të lirisë,
Që u prin Xhemal Fetahaj,
I kthyen nderin Dardanisë,
Mbarë Shqipërisë së Arbërisë.
Kur janë sulur si stuhia,
Gjithë sa mundën, ikën shkijnia.
Shpesh kanë hyrë va e pa va,
Edhe Drini i ka përlarë,
Njerëzit me sy i kanë parë.
Këtu çka lyp Serbia nuk ka,
Se me serbin s’bëhemi vëlla.
Njëherë e përgjithmonë me të jemi nda.
Lavdi trimave të Dardanisë,
Kurrë për jetë mos t’i harrojmë,
Vargje e këngë t’ju këndojmë.
10.11.2026
Autori: Pjetër Nreca
“”””””””””””””””””
Se di, fati me to po më takon,
E pa i zënë s’po muj me i lëshuar,
Jo me i vrarë e me i dëmtuar,
Por ndonjëherë me ju ndihmuar.
Këto mbretëresha të qiellit blu,
Që kaltërsitë i zotërojnë,
Sy të preftë dhe plot guxim,
I binë qiellit trap e trup,
Bukurinë qiellit ia shtojnë.
Shpez krenarë, plot guxim,
Përmbi dhe ende bota nuk ka.
Këto që rriten në vendin tim,
Në këto troje bëjnë fole,
Hapin krahët në qiellin blu,
Gjahun në shënjestër gjithnjë.
Me shpejtësi që s’ta thotë mendja,
Me shpejtësi e shpartallojnë.
Në tokë arbërore, tok me Arbin jetojnë,
Bukurinë përherë ia shtojnë.
Ti, oj e bukura shqiponjë!