Me poetin”Elham Pasha”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e cappotto

Qielli ~ motiv ~
Kjo botë është e habitshme !
Nuk është largësia,
por shija
dhe syrit i rrëshqet qjelli…
Po të iku qjelli ,
toka të bën rrafsh !
Të bën memec, pa fjalë…
Në qiell ka pëllumba,
në toka ka njerëz,
të përzier edhe me zagar.
Elham Pasha
Një foto në autostradën Bangkok, Pattaya, Tajlande ,2 tetor 2026

<<<<<<<

Pesha e duarve ~ p o e z i ~
U lodha gjithë ditën,
duke numruar pëllëmbët e botës.
Retë paguanin prikën,
se nuk kopromotohesh ,dot me gurët.
Pëllëmba ka dhe kurrizin,
prandaj është e rëndë pesha e dorës.
Po ,unë e gjeta gravitetin,
që të tërheq miletin:
Baltë mbi baltë e qielli mbi det.
Nuk e dinja,
se sheshet ngjajnë, portokalli.
Dhe pëllëmbët e duarve janë blerë…
Fluturojnë të gjithë gurët
dhe kurrizin e duarve,na e bëjnë
( lëvozhgë e grisur…)
Nuk e dinja që martesa,
merimangën e ka tek drurët…
Portokalli.
(E frikshme kjo ngjyrë!)
Të vendos në gjum
e duar t’i pret deri në bërryl!
Problemi i duarve
gjykohet dhe mbi ujë…
Ato duanë notin e varkave,
se këmbët qënkan
( vetëm),
për ushtrinë e miligonave!
U lodha gjithë natën,
duke fashuar kurrizin e duarve.
U dogjën pluhurmbajtësit…!
Dogjën dhe datën.
Elham Pasha

“”””””””””””””””””””

Kjo vjeshtë më gjeti përtej deteve
~ p o e z i ~
Kjo vjeshtë po më gjen larg …
Dhe bota shpreh pasthirrma…
Kjo stinë është urat’ ,në çdo prag,
Se gjethet bjen pa britma…!
***
Gjethet bien dhe si heronj,
Se thurin lavdinë e origjinës ,
Mbulojnë dhe flatrat e gjinkallës, (beronjë),
Si shërbëtore të opingës.
***
Bjenë gjethet me ngjyrat e nderit ,
E stinës i japin kreshmën e kreshtës.
Diku, unë,ec pa tymin e trenit,
E fjalën ,e nxjer si mushti vjeshtës .
***
Kjo vjeshtë me gjeti n’vapën e tropikut,
Se mbetem njeriu ,jashtë turmës.
Mbetem dhe symbylluri i kritikut…
Nuk rrëzoj gjethe …!
E vendi im s’është biri i shumës!
Elham Pasha
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.