Dreqi t’pifte o raki shkreta.
U martua Byli me Lezen
Ditè e natè s’po ja da t’zezen
Nè çdo punè e çdo veprim
Byli Lezen e qet gabim.
Kshtu s’asht mirè i thot o grua
S’ban ashtu thot, mè shih mua
Ma ke pru shpirtin te huna
Hajde kqyr si bahet puna.
Sa ish zetè e koha e mirè
Per Lezen nuk ishte shtirè
Po kur erdhi dimni i gjatè
Era e ftoftè,murlani i thatè
A ke veshè me nije shamatè.
Ktu fillojnè veshtirsitè
Nji mbas nji è ditè pèr ditè
Punt e Lezes Byli i ban dalje
Lezja e shkretè veç kerko falje.
Niset Lezja kjo bi nane
Merr dru t’trasha e mbledh do krane
Bylit qefin me ja ba
E ban zjarmin bubulla.
Niset Byli n’shpi me ardhè
E po sheh timin tu dalè
Sa afrohet para shpisè
Me i bertitè Lezes ja nisè.
Ku je Leze faqja e zezè
Po ti zjarmin pse e ke nezè
Mos e nez zjarmin pa m’dvetè
Se kto dru i kam pru vetè.
Drutè nè zjarm sa fort po nezen
Por belaja e gjeti Lezen
Un thot mirè deshta me ba
M’fal o burrè se nezi ma.
Mas kti rast do dit kaluan
Po çon zoti shi e furtunè
Veç prej frigs, jo pèr pritesè
Lezja zjarmin nuk po e nezè.
Byli vjen me pak vonesè
Nisè bertet nè kupè tè kresè
Ku je ti mos kjosh o Leze
Po ti zjarmin pse se neze.
A tu dhimten drutè e mia
Me nezè zjarm zehet dhe shpia
Po ti s’je hiç n’terezi
Çfarè fatit pata me ty.
Lezja Bylit po i lyp falje
Vetit hiç s’po i gje rrugdalje
Si me ba thot e shkreta vetè
Me nezè zjarm thot pse e ke nezè
Mos me e nezè, pse se ke nezè.
As ka ndodh as ba vaki
Me ken burri porsi fmi
Per hise t’ka ra veç ty
Ta nap Leze i porosi
Pa dalè drita ik prej ti
“””””””””””””””””””””””””

Qysh diten qe lind Dhe fillon me qa Do t’quhesh zengjin
Ose fukara
Ketu s’ka te bajne
Shkolla apo dija
Se cdo gja ne dore
E ka pasuria.
Kush lind zengjin
Pasuri ka me pase
Do t’jetoje i lumtur
S’do t’ja dije fukarase.
Zengjini krenohet
Me dore prek qiellin
Fukaraja rrin ne qoshe
Qe te ngrohet pret diellin.
Do te mjaftonte nje fjale
Qe shpirti ti ngrohet
Por kur i vjen rradha
Fjala e mire spostohet.
Edhe fjala largohet
Nuk shkon te fukaraja
Fillon e rebelohet
Ashtu si dynjaja.
Kjo pra asht rruga
Qe bahet ne jete
Zengjin,i bukur emer
Fukara,etikete.
Fukara i lindur Etikete apo emer
Mjer ai qe asht
Fukara ne zemer.