30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga Stiljan DEDJA

 

 

         Politikanët tanë tashmë, kanë fituar një kulturë më të gjerë !!

 

Dihet që vazhdimisht disa nga politikanët tanë, ata në parlament dhe ata jashtë parlamentit, janë akuzuar për mungesë arsimimi , fallcifikim dokumentash arsimore, plagjaturë , mungesë kulture ,apo njerëz që janë ngjitur në karrierë nëpërmjet parasë, apo intrigave të ndryeshme politike. Në fakt dy ngjarjet e fundit tronditse të ndodhura në Shqipëri, ajo e termetit dëmtues të Nëntorit 2019 , i cili rrafshoi shumë ndërtesa në Shqipëri dhe kryesisht në qytetin e Durrësit dhe pandemia COVID- 19, e cila deri tani ka marrë disa jetë njerzore. Këto janë dy nga ngjarje të rënda për venditn tonë. Por krahas dëmeve të mëdha në humbjesh jetëve njerzore, si dhe dëmeve të shumta materiale, të cilët sollën një dëm ekonomik të konsiderueshëm, këto dy ngjarje të rënda tronditëse për vendin, kanë më në fund edhe disa anë positive për politikanët tanë. Qysh nga tërmeti i Nëntorit të 2019 pothuajse vetëm brenda këtyre  5 muajve politikanët tanë kanë fituar një eksperiencë të madhe dhe “dije të plota” njerzore dhe profesionale,eksperiencë në menaxhimin e problemeve të krijuara, apo fitimin e një kulture për sa i përket dijeve në ndërtim, apo kulturë për sa  përket anës epidemiologjike për shkak të virusit COVID-19. Politikanët tanë ata të parlamentit dhe ata të jasht parlamentit në rastin e tërmetit të Nëntorit, u përfshinë në një debat të madh, në lidhje me shumë probleme që lidhen me ndërtimet  megjithëse shumë prej tyre nuk kanë haber fare nga ajo fushë. Tashmë ata mësuan dhe përvetsuan menjëherë disa terma dhe koncepte apo studime, që përdoren sot në ndërtim. Ata tashmë mësuan që vendi ynë është një vend sizmiologjik, mësuan për pllakat tektonike dhe shtrirjen e tyre dhe ndikimin e tyre në vendin tonë. Disa prej këtyre politikanëve tanë kanë ndërtuar vila, hotele apo rezidenca në vende me aktivitet të lartë sizmik. Ata mësuan më në fund, se në vendet e studiuara me aktivitet të lartë sizmik, nuk mund të ndërtosh, megjithëse ata atje kanë bërë ndërtimet e tyre. Ata tashmë kanë mësuar se në ndërtime, hekuri ,çimento duhet të jenë brenda standarteve të lejuara. Hekuri i betonit kërkon Karbonin brenda parametrave të lejuara, apo edhe çimento kërkon parametrat e saj të prodhimit. Kjo fatkeqësi shërbeu në fakt për politikanët tanë si një eksperiencë e vyer dhe si një shkollë praktike megjithëse arsimimi i tyre është në nivele të ulta. Edhe pandemia COVID-19 që preku Shqipërinë, është dhe kjo një eksperiencë për ta, pasi më në fund ata përvetsuan edhe disa terma mjeksorë shumë të përdorshëm në mjekësi  sidomos në fushën epidemiologjike. Ata dinë tashmë, çështë virusi COVID-19, nga kanë ardhur kryesisht viruset, çjanë kurbat apo grafikët në përgjithësi, apo ajo eksponenciale në veçanti, ç’janë intubimet ,respiratorët, çështë OBSH, antitrupat , ç’janë maskat, distancimi social etj.Kjo ka qenë një periudhë intensive mësimi dhe experience praktike për politikanët tanë të të gjitha krahëve .Ata tashmë e kanë përvetësuar mësimin teorik të corona virusit dhe tashmë duken kompetentë dhe po japin udhëzime se ç’duhet të bëjnë doktorët dhe infermierët për të dalë nga kjo situatë ku jemi futur. Testime me ndjekje të rasteve të zbuluara për infeksionin,apo me testimin masiv të popullatës. Ata po japin rekomandime se si do të dalim nga kjo situatë e përkeqsuar ekonomike, për shkak të mbylljes së çdo lloj aktiviteti ekonomik dhe prodhues, megjithëse nuk janë ekonomistë dhe nuk kanë haber fare nga ekonomia. Sot ata i shikon në parlamen në rrugë apo kudo, pa maska dhe të ç’kujdesur. Jam i bindur që ata tani thonë me veten e tyre se:” Nuk na u dashka fare shkolla dhe mirë bëmë që nuk e mbaruam, se do kishim humbur kohën kot.”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.