Një libër gjeta
Një libër mes librash gjeta,
në kapak kish një shënim.
I hutuar për një çast mbeta,
aty shkruhej “ Birit tim”
Një pikë lot më ra si vesa,
po më dridhet dora prej malli
as mjergulla,e as harresa
mallin tim dot s’e ndali.
Në këto çaste mallëngjimi,
shpirti im vjen trazuar.
Nuk të ndal dot dëshpërimi,
kur një libër ke dhururar
Unë tani jam bërë burrë,
biblotekën e kam plot.
Tani më mbron një mur,
Nga gaz i botes duar- ndot.
Jam me libra nëpër duar,
veç një libër ka veçanti,
ne zemren time mall-trazuar
Ka një vend veç ai !
Dashuria prindërore
është si rrezja në agim,
të mban fort gjithmon prej dore,
Të jep dritë ne çdo rrugëtim.
Oh ! Shënim I përmalluar
Ti nuk je veçse një bekim
Dijen time ke vaditur,
qysh herët në vogëlim.