16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga:Afrim Krasniqi

 

Retrospektivë, 1975.

Shqipëria, vendi i vetëm europian që nuk iu bashkua Aktit të Helsinkit. Ishte koha kur vendimet merrenin “me forcat tona” ose maksimumumi konsultoheshin me vëllain aziatik, – diktatori ishte kthyer në paranojak dhe kur parimet e Helsinkit shiheshin si kërcënim për të dhe regjimin, sidomos në standardin për të drejtat e njeriut. KSBE pati impakt të madh në të gjithë EL me përjashtim të Tiranës. Këtu me të drejtat merrej Partia dhe Sigurimi!
E di se në Tiranë, vendin që prodhon mite dhe përmes miteve riciklon histori fiktive, alibia e mbështetësve të regjimit të atëhershëm mbetet teza e kufijve! Nuk donte të firmoste mos ndryshimin e kufijve, thonë. Enveri vetë, Byroja, MPJ dhe qindra mijëra dokumentet në AQSH nuk e kanë përmendur/përdorur/menduar në asnjë rast, por në kohën e folkhistorisë dokumentet / aktet / të vërtetat nuk kanë rëndësi. P.sh., Helsinki u nënshkrua edhe nga RFGJ/RDGJ, BS, Çekosllovakia, Jugosllavia, etj, vende sot nuk ekzistojnë në kufijtë e 1975. Nejse. Kur bashkohet nostalgjia me nevojën për të bërë lajm dhe gazetari pa formim, të vërtetat historike janë lehtësisht viktima e radhës.
1975. Ky është ditari i diktatorit. Sulme denigruese, por asnjë ide “poliedrike”. Kulmi i ironisë, – mizaskena e shpikur se delegacione e gazetarë po shtyheshin në radhë për të lexuar artikullin e tij në ZP! E vërteta? Shqipëria nuk u konsiderua dhe as u citua, përveç keqardhjes që ka zgjedhur të izolohet nga Perëndimi/Lindja, duke u identifikuar vendi i vetëm stalinist në kontinent. BE nuk e kishte më Stalinin, ne po. Pasojat dihen. Të shumëfishta dhe dramatike.Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PASIGURISE Nesër me titull: Artikulli, ndosur «Zëri popullit» botojë artikullin Konferenca pasigurisë gëndrimin ve- konferencë, dërgua sot redaksisẽ popullit. ENJTE KONFERENCA INFERNALE PA SHPRESA Konferenca Helsinkit hap dje me *pompozitet» tẽ kremte», pavarësisht udhëheq emër koncilet diskure *sigurimin evropian» madh, duke rënë «daulles vatikanasi Kasaroli Krishtit. Po përsëriten liturgjitë orgjiake, Borxhias 6-. Pragës pape Aleksandër zëri korrido- popullit», merr hapur akoma mbledhja daulleve, konferencës qarkulloi artikulli «<Zërit vetmit vend Evropës nuk konferencë demaskoi manovren superfugive Shteteve Bashkuara Bashkimit Gazetarët qindra popullit», organit vërsulën Partisë Punës Shqipërisë, njëherë opinionit botëror. mëngjes ne Brezhnjevit, Fordit, servi- flitnin, Çausheskut"
Shënim: Më 1990 të njëjtët refuzues të ’75-ës bënë gjithçka të bindin Perëndimin që Shqipëria të pranohet në KSBE (OSBE). Ndërkohë që kjo prirja/gënjeshtra narciste, se lajmet tona pa lajm janë headline për kancelaritë/mediat e botës është sëmundje/sjellje që vijon të përsëritet (pa sukses) edhe në ditët e sotme.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.