18.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga:Antigona S Deskaj

Për hallën time të bukur
Në penën tënde fjalët zgjohen,
si zogj që këndojnë me aromë drite.
Ti i ke dhënë zemrës kohë,
të shkruajë dhimbjet dhe ditët e qeta, në heshtje.
Antigona — emër i grirë nga legjendat,
por ti je e gjallë, e vërtetë, e ngrohtë.
Në çdo varg tëndin, një shpirt shëtit,
në çdo fjalë, një jetë që s’ka frikë.
Sot, 51 pranvera janë mbledhur në ty,
jo si numra, por si lule që kanë çelur rrugës.
Çdo vit, një stinë tjetër poezie,
një strofë që s’lodhet, që jeton e shkëlqen.
Je halla ime, por je më shumë —
nje grua që i jep shpirt gjuhës,
një dorë që ledhaton mendimin,
një urë për ne që vijmë pas, e ndriçuar nga muzë.
U bëfsh gjithmonë fjalë që s’plaket,
një zë që rri pezull mbi netët e qeta.
Gëzuar ditëlindjen, poetja ime e parë,
me gjithë zemrën — me ndjenjë, me dashuri të vërtetë, mbesa jote e preferuar Lela.❤️
Një poezi nga mbesa ime qe me bëri të mallëngjehem dhe lotët e gëzimit me kapluan papritur sepse ishte një befasi e këndshme .
Të lumtë Lorela krenohem me ju loçka e dadushes!
Ju lumtë pena e mendja!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.