21.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga:Bona Mulaj Lluka

Ishim nisur për një rast vdekje në fshatin e tij të lindjes para një viti së bashku.
Vdekja e atyre që të kanë lënë qindra kujtime që kur ke lindur, krijon zbrazëti, ngjall mall, te gërryen me dhimbje..e kur je në moshë të madhe, çdo ikje është një bashkeudhëtar më pak, sepse nuk ke më aq kohë për të krijuar shokë të rinj, miqësi të reja, kujtime te tjera.
Pasi bëmë një copë rrugë këmbë, duke treguar çdo histori që i kujtonte atë që u largua nga jeta, fatkeqësitë e fshatit, ikjet e parakohshme, që në një dorëshkrim të bërë gati për botim, këtë kapitull e quan “Dhimbja e katunit”, ndaloj për pak e tha:
-Unë do ulem diku sa të vije makina, nuk jam lodhur po s’jam mirë e mund të më hapet plaga(vetem dy jave kishte nga nderhyrja që bëri ne Tirane)
U ul në bordurën anash rrugës e tek e vinim në lojë të largonte mendjen e të qeshte, një çast kur kishim heshtur kapa këtë foto.
Përballë kishte fshatin e tij, rrugën që mund ta kishte bërë qindra herë këmbë…!
Nuk e di ç’po mendonte, as ç’po ndjente ate çast, madje atë moment as nuk e mendova shumë gjatë këtë pasi në kthesë u duk makina që do na shoqëronte.
Po sonte kur hapa te shoh diçka në telefon, gjeta këtë fotografi..
Për disa minuta vetem e pashe, pastaj me erdhen disa vargje, pastaj një thënje..me pas i harrova të gjitha e s’dija me ç’të shkruaja, sepse asnje fjalë sado e gjetur të ishte, nuk shprehte dot atë që përcillte vetë mimika e tij, ai shikim…Mund të jetë një imazh i 1 person dhe këpucë me vrima me majë të plotë
Im atë!
Ku koha s’ka fshirë asnjë detaj të 77 viteve nga kujtesa e tij e që sado të mundohemi ti ngjajme, jemi vetem grimca të asaj çfarë mendja e zemra e tij mbart.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.