22.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga:Dallandyshe Aliaj

“Me mire gure..Se loder ne duar”

Ti, që rri i kollarisur — me kostum, me pushtet,
ti, që brenda je bosh — veç lakmi e imoralitet.
Ti, që jep ndihmë me ndonjë prapamendim,
në çdo gjest tëndin ndjej helmin e krim.
Mendon se çdo grua është lodër në duart e tua,
por mësoje mirë — s’më rradhit dot mua!
Unë s’jam dardhë e pjekur, për ta kafshuar me bisht,
jam gorrica e egër — që të ngelet në fyt!
Nuk dua famë, as ndihmë për lëmoshë,
shkruaj për veten, për shpirtin tim që s’gënjen.
Unë jam e vërtetë — me zemër që s’tradhëton,
me kokën lart, ku ndërgjegjja pushon.
Mos ma ul bukën, se s’e përziej dot me fëlliqësinë,
më mirë e thjeshtë, por me shpirtin në dritë.
Unë jam ajo që ti s’e blen dot —
një grua krenare, që s’bie për asnjë çmim në këtë botë.
Vlorë .24.05.2025
Principesa Sofia
( )
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.