Respekto veten
Askujt mos ia lejo të ta çjerrë zërin në fytyrë,
respektin për veten mbaje si xhevahir në qafë,
nëse ia lejon qoftë dhe njëherë, kushdo qoftë ai,
dinjiteti do të arratiset, vetë e zgjodhe atë batak.
Edhe nëse injoranca i buçet në histeri,
në llum e baltë gjithë fjalori i zhytet,
fjalët zgjidhi, mos i lër të të zgjedhin ty,
ose me heshtje bërtit, me hijen e tij të zihet.
Nëse rrethanat të bëhen pranga,
mos u burgos kurrë në atë pisllik,
sillu sikur je, sa t’i pështiroset vetja,
nga vlerat e tua kurrë mos ik.
26/09/2009
Vëllimi poetik “Jeta është e jotja”
©