E ka titulluar
“NDERIM DHE RESPEKT”
Në pjesën hyrëse dhe në atë përmbyllëse të librit ka spjeguar qëllimin që ka patur në përgatitjen dhe botimin e këtij libri.
Në pjesën përmbyllëse, në faqen 91 ka shkruar- ” E konsideroj detyrë për cilindo që ka punuar dhe ka dhënë kontribut në drejtim të përgatitjes së strukturave të Forcave të Armatosura e në respekt të tyre të mos rreshti…në përnendjen dhe publikimin e çdo gjëje pozitive për kuadrot që kanë punuar ndër vite”.
Vetë pedagog Hysen Balla e ka bërë këtë detyrë. Ky nuk është i vetmi libër në të cilin ushtaraku, pedagogu në shkollat dhe Akademinë Ushtarake Hysen Balla ka shkruar.
Në këtë libër ka shkruar për 30 kuadro të rangjeve dhe periudhave të ndryshme.
Ka shkruar për kuadrot:

Vehbi Hoxha, Thoma Xhixho, Spiro Adhami, Vaskë Gjino, Mendu Tetova, Rrahman Kunbaro, Halim Abazi, Enver Begeja, Mina Mushaxhiu, Beg Tena, Kiço Mustaqi, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga, Bajram Mane, Ismail Shulku, Abaz Çipi, Bernard Zotaj, Mikado Shakohoxha, Gani Elezi, Nevruz Sako, Bashkim Qeli, Pëllumb Bajramaj, Fuat Çeliku, Ilmi Gidaja, Dhimitër Ndrenika, Hazis Guma, Abedin Qendro, Qamil Balaj, Serjan Halili, Tomorr Asllani.
Veç këtyre kuadrive të cilët i ka përfshirë në libër me një jetëshkrim (cv) të shkurtër në shënimin hyrës ka shkruar edhe për dhjetra të tjerë me të cilët ka bashkëpunuar në karrierën e tij ushtarake.