KULLA E PA MPOSHTUR
(EPOPEJA – TAHIR MEHËS)
Në Drenicën heoike e Azem Galicës
Në atë Prekazin e shqiptarisë…
Kush vuri në lëvizje Orēn e historisë ?
Nebih plaku me Tahir Mehën djalin e tij!
Sikur shqiponja më pesë këthetra…
Nga frengjia vezhgon Tahir Meha.
Rreth e per qark e rrethuar me tenka
I gjallë sˋdorzohem sa të është jeta.
Me një kohë jo shumë larg.
Kështu thojke Tahir Meha
Qysh po thue ore Baba plak
Po na vjen armiku në konak !
Po na vjen shkau i shkanis…
Me na I perllos Pragun e shpis.
Nebih plaku ulur në ballë te Oxhaku
Rrok ma ka martinën per qarku.
Do ta mbrojm pragun e shpis
Barot e hekur do ti japim tiranis
Nuk I dorzohem per jetë shkanis!
Trashegim e kemi prej Ahmet Delis.
Prej frengjis t’ kullës e leshoi një fjalë
Jo,jo s‘dorzohet Tahir kurr i gjallë..!
Hajdeni,hajdeni ju klyshet e shakut
Se ketu ju pret nipi i Emin Latit..
Nuk ka as forcë që e lidhë trimin
Nebih plaku e shkrep martinën
Na i dul flaka e na i dul tymi…
Në lule tˋballit e kap birin e shkinës
Ushtojn fushat e gjëmon bjeshka
Vajtojn zogjet per femijët lidhë në djepa
Gruaja tij pa ndal duke I bart fishek..
O Tahir po ma thrret,qit e mos ke dert.
Le ta ndegjoj edhe mbar europa
Se per pa gjak si leshojm vatrat tona
Se e leshojm Ne varret stërgjyshore…
Se ketu Ne jem popull e racë autoktone.
Edhe në mbremje kur Dielli po perndon
Edhe muzgu me shpejtsi po na afron…
Me tanksa kullën po e sulmojnë…..
Edhe kullën lart me bomba e qëllojnë.
Edhe dikur shumë vonë nga mesnata….
Atëherë kullës po del tymi dhe flaka
Nebih plaku ma thrret,O Tahir djali im,
Më ka marr plumbi o djal shumë rand.
Qendro o bir,edhe mbaju tani vet,
Shkaut te shkinës mos jep dorzimin
Le ta dijnë keta bijt e shkinës
Se keshtu luftojn trimat e Drenicës…..
Baba plaku tani po ndrrojke jetë..
Tahir Meha babes plak afer ju afrue
Edhe njiherë me mall e ka perqafue
Me një mbuloj per fëtyre e ka mbulue.
Ta dhash fjalën pushka ime s’ka ndalim,
Flak per flak e tym per tym s’ka dorzim
Edhe gruaja afer Tahir Mehes ju ka afrue
Keshtu thojke qendro Tahir o trim.
Burrit te vet po i japke shumë vullnet
Pa u ndal trimeresha tu bartur fishek.
Jepi zjarr Tahir mos e ndalo pushkën
Keshtu po e nderon Shaban Pullushën.
Me pesë vajza gruaja e mjera…….
Por edhe dy vogla lidhur në Djepa
E kurë e rrëzojke Kullen Tenka…
Na i dul flaka e përmysen djepa.
Tahir trimi pushkën s’po e ndalon
Me trimërin e tij serboslavin po e t’merron
Atëherë tanket kulles ju kanë afrue..
Trimi mbrenda ende ka qendrue.
Një bombë tanksit siper ja ka gjue..
Edhe nëper atë tym trim ka depërtue
Dy rrëzoja mirë mi ka kalue..
Në rreth e tretë me dritë helikopterit e zanuen.
Keshtu trimi i gjallë serbosllavisë s’ju dorzue.
Per atëdhe me baben plak është fliue..
Brezave të ardhëshem me ju tregue…
Brez pas brezi kemi mi kujtue.