Armiku i armikut tim, miku im i ngushtë!
Bota midis dy modeleve të imperializmit, amerikan dhe rus.
Pyetja që lind në këtë kohë trazirash është se me kë palë pozicionohet shqiptari?
Theksojmë se në këtë periudhë ekziston vetëm një bllok ideologjik (nuk jemi në epokën pas revolucionit, konkretisht mund të themi se jemi para 1912ës të situatës botërore. Nuk ka përplasje ideologjish të majta komuniste revolucionare, dhe ato imperialiste rusoamerikane, por përplasje superfuqish që rrënuan shtetet e vogla për ti rindarë mes tyre në një lojë të re, me gurë, pozicione e rregulla të reja. Atëherë sipas të dhënave të ekuacionit ne si shqiptarë nuk kemi, as mundësinë, as fuqinë ushtarake, as madhësinë e forcave njerëzore, as logjistikën, as forcën financiare për të filluar revolucionin botëror që të shpëtojmë njerëzimin, shtetet e vogla, ideologjinë revolucionare (qoftë komuniste) dhe veten.
Parimisht mund të themi, jemi me të drejtën e secilit për të mbrojtur veten. Jemi kundra çdo lufte, por kur nuk na pyesin dhe nuk varet nga ne dhe vjen momenti që duhet të zgjedhim, çfarë duhet të bëjmë?!
Nëse nuk mbrojmë dot veten, nuk mund të mbrojmë dot as të tjerët siç mundohen disa të mbajnë dy kunguj nën sqetull e nuk shpëtojnë asnjë, duhet të mbrojnë ideologjinë politike, apo partitë?!
Tingëllojnë njësoj, por nuk janë njësoj.
Gjendemi në një situatë ku mes palëve bëhen akuza të stilit imperializmi rus dhe imperializmi amerikan tregon se, në çfarë bote karagjoze jetojmë në fillim shekullin e 21.
Sholc më 21 shtator të 2022 iu drejtua botës ndër të tjera edhe me fjalët si më poshtë;
” Pushtimi rus në ukrainë është një akt imperialist, bota nuk duhet ta pranojë.”
Rusia nga ana tjetër akuzon perëndimin me fjalët: imperializmi amerikan ndërhyn në Ukrainë për zgjidhjen midis dy shteteve të përfshira në përplasje ushtarake.
Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për imperializëm.
Cili është imperialisti i vërtetë, cili kalp, apo të dy janë njësoj?
Paraqiten si dy të ndryshme, por në fakt janë e njëjta gjë, por nëse janë e njëjta gjë atëherë përse duhet ne të bëjmë lojën e një ideologjie të përbashkët të dy blloqeve inekzistente?
Në bazë të parimeve ideologjike të majta komuniste nuk janë dy blloqe, as dy ideologji, por një e vetme. Ndërsa nga pala tjetër do të thoshin se nuk janë njësoj do shprehej dikush i bazuar në çështjen kombëtare, as atë partiake e as ideologji revolucionare (që nuk ekziston si variant për momentin).
Pyetja që lind është, cilin variant duhet të “mbështesësh” si shqiptar pavarësisht se, mund të duket sikur je antinjerëzor, antipaqësor, antirevolucionar, antikomunist, antilindor, antiparimor, anti me të tjera plot.
Çfarë parësie duhet të vësh që të zgjedhësh? Interesin e kombit, shtetit, popullit, apo të revolucionit që sduket gjëkundi, të partisë apo të ideologjisë fetare me shokë e shoqe?!
Kjo është çështja?
Enveri nuk mbrojti as rusinë, as bllokun, kush jam unë ti mbroj. Parimisht mbronte gjithë njerëzimin, revolucionin, por praktikisht u prish me të gjithë që ishin kundër çështjes shqiptare dhe Kosovës. Kur u dha shqelmin Enveri, kush jam unë që ti mbroj vendet e ish revolucionit e të dal më Enver se, Enveri?!
Nuk ka llogjikë për ditët që jetojmë. Këtu qëndron ligësia e palës tjetër që sulmon Enverin dhe paaftësia juaj që ta mbroni se e ngatërroni ideologjinë, revolucionin, Enverin, praktikën, realen, politikën, dipllomacinë, parimoren e i bëni çorbë dhe u jepni avantazh pushtetit partiak pd, ps lesheli shpk me tezat e tyre antikombëtare.
Faqelibër, mo u mundo kot;
Shkurt, midis imperializmit rus e imperializmit amerikon si shqiptar kë do zgjedhësh?
– Më përgjigjet dikush atje tej, asnjë që të dyja janë ç’njerëzore, antishqiptare, antirevolucion, anti etj etj,..
Në rregull, por nëse të duhet të zgjedhësh se, në këtë jetë dhe gjithmonë në çdo epokë njeriut, shoqërive, shteteve u është dashur të zgjedhin një anë në një moment të caktuar sado që ta shmangësh me qëndrime as mish, as peshk (nuk nxjerrin gjë këto situata, mësojmë nga e shkuara, si fati i ballistëve).
– Do zgjidhja revolucionin.
E drejtë, parimisht edhe unë e përkrah dhe e dua revolucionin, por bota konkretisht gjendet si në fillim vitet e shekullit 20 dmth përpara revolucionit të Leninit. Strukturalisht jemi në epokën para revolucionit, atëherë ti si shqiptar që nuk varet revolucioni botëror, as nga ty, as nga shqipëria e 1milion njerëzve çfarë do bëje?
– Me të futme, më kthen përgjigje një i djathtë pseudokomunist, antishqiptar i strukur nën flamurin amerikan dhe me direktivat e moskës në mëndje e në ball për t’u dukur si patriot me fjalët, “Do bëja çfarë bëri Enveri..”
Në rregull, por çfarë bëri Enveri? Ma shpjego pak? Nuk më ktheve përgjigje.
– Vrau popullin, na la pa bukë, me pras, pa bylmet, rradhën e vajgurit, bunkerat, nuk dilnim jashtë..
Nuk më ktheve përgjigje, çfarë bëri Enveri kundër imperializmit?! Pres përgjigje apo s’mund të thuash dot sulmoi imperializmin amerikan dhe rus se i parashikoi në veprat e tij?! Në rregull po përgjigjem unë për ju se e di që jeni në disfavor.
Sepse Enveri mori nga Rusia sa i deshi tr@pi nën tezën e ideologjisë komuniste, ndërtoi vendin, arsimoi 98% analfabet të këtij populli që të parët e tu nuk dinin, as shkrim e këndim. Në momentin që nuk mbajtën qëndrimin e duhur pas luftës për Kosovën, por njëkohësisht futën hundët në punët e brendshme të vendit i demaskoi duke përdorur kartën e ideologjisë së bllokut lindor internacionales e u bëri mutin. Ah, sërish as gëk as mëk, e imagjinoj se ju prish tezat e prorusit, prosllavit që keni tre dekada që rrini në pushtet mbrapa portretit të Enverit që e përdorni si mburojë për çdo padrejtësi që keni bërë në këtë vend.
Të ngeci zëri ëë? E imagjinoj se nuk i thoni dot se ju del properëndimori i parë i bllokut lindor që në 1950ën. Sipas tezave tuaja e kam fjalën por që në rastin e Enverit çuditërisht nuk funksionojnë. Shejtandjallëzi e hile që vazhdoi 33vjet, por jo shumë akoma. U çorrëm maskën e antishqiptarit.
– Enveri satrap, kriminel, antiamerikan, prorus, proserb, shiti kosovën..
–Mesa duket as dëgjon, as kupton e me siguri as lexon në jetën tënde. Si ishte prorus e proserb kur me rusinë e titon i prishi marrëdhëniet afro 7 dekada më parë?
Si Enveri do veproje? Me pak fjalë u afrua me vendet e bllokut lindor, mori sa mundi me marrëveshje të ndryshme të fushave të ekonomisë, arsimit. Më pas i’u afrua Kinës, anijet tregtare të saj udhëtonin nëpër ujrat botërore me flamurin tonë për shkak të problematikës me Tajvanin, mori sa deshi nga Kina armatime, ndihmë specializuese financiaroekonomike. Në momentin e parë që Kina u pozicionua me deklaratën kundra nesh nëpërmjet Kosovës me fjalët, “Kosova është Serbi” i bëri mutin për shkak të çështjes kombëtare e vuri çështje mbi çështjet duke anashkaluar ideologjinë dhe përdori tezën e revolucionit. Në një kohë që bota ishte e ndarë në dy kampe ideologjike ndërsa sot kjo nuk ekziston.
Sërish nuk mu përgjigje, çfarë bëri Enveri që duhet të bëj si Enveri?!
Ishte vrasës, homoseksual, i pabesë, vrau shokët për pushtet, ishte i serbisë dhe i rusisë kundër perëndimit.
Në rradhë të parë Enveri u prish para 7dekadash me këto shtete, nuk bëhesh ti je çështje e humbur i themi nga ana profesionale. Për faktin nëse ishte vrasës, një pjesë i vrau lufta se në luftë shkon edhe për tu vrarë, dhe për ata të tjerët pas luftë i vrau vetja dhe ligji nuk i vrau Enveri. Abuzimi i termave ju solli në këtë derexhe metamorfoza 3, 4, 5, 6 e po bëni intriga pa fund të shpëtoni kokën për krimet që keni bërë duke u pozicionuar edhe kundër drejtësisë amerikane të vendosur nga dora juaj vitet e fundit.
Ishte shok me popoviçin, ishte shok me serbët etjetj.
Sërish po del nga pyetja që dhe me gojën tënde, më duhet të vazhdoj përgjigjen në vendin tënd. Mos do të thuash që u prish me jugosllavinë e me titon për çështjen e Kosovës pas luftës dhe për synimin e tyre për ta futur Shqipërinë në Jugosllavi si republikë më vete?
Enveri në katër dekada nuk la ideologjinë politike të dobësojë kartën kombëtare, përkundrazi në katër dekada ndryshoi vendime, mendime, qëndrime në dobi të çështjes shqiptare.
Kjo ju jep përgjigjen që ju jeni prorus dhe bëni tezat antishqiptare të beogradit me qendër në moskë. Sulmi ndaj Enverit ju siguron të mbani pushtetin, por kjo tezë, Enveri rus grek serb nuk qëndron jo se e them unë, por historia e shkruar e tij ka lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Jo për gjë, por fatkeqësisht për ju në këtë vend ka akoma Njerëz që dinë ti dallojnë ligësitë tuaja nën amballazhin “kombëtarpatriotik” duke sulmuar figurat e historisë shqiptare për të përçarë e sunduar. Ky është shërbimi juaj antishqiptar ndaj shteteve që ju kanë paguar të shpërbëni e dobësoni këtë vend.
Me pak fjalë ti atje tej që e përmend Enverin si tezë dhe si kundratezë tregon se nuk e ke kuptuar fare veprimtarinë politike dipllomatike të Enverit përgjatë jetës dhe epokave që jetoi.
Me dy fjalë, Enveri u prish dy herë me këto shtete (të bllokut lindor sllav që e barazojnë me ideologjinë e majtë komuniste, ose revolucionare) ideologjikisht edhe kombëtarisht me këto shtete që përmendëm më sipër.
Blloku lindor as ahere dhe as në momentin që flasim nuk kanë asnjë lidhje me revolucionin dhe as me ideologjinë komuniste kështu që, nuk mund të jem me ta për hir të së shkuarës së luftës apo të revolucionit të kuq (të cilët ishin të parët që devijuan me Hrushovin, lexo “Superfuqitë”, “Hrushovianët” të E. Hoxhës). Enveri u dha shqelmin bythëve i pari bllokut lindor, kurse ju e akuzoni për çfarë konkretisht?! Apo e mbroni për çfarë për të ndjekur gjoja rrugën e tij? Sepse sipas llogjikës matematikore edhe ju që e sulmoni edhe ju që doni ta mbroni nëpërmjet tezave të djegura e të hedhura prej atij vetë tregon se jeni njësoj, nëse jo njësoj atëherë njëra pjesë naive ska kuptuar asgjë e pjesa tjetër shejtadjallëzore që i përdor të realizoj tezën e vetë anti Enver.
Atëherë, do thotë ndonjë nga ju faqelibrat se (që u lodh duke lexuar deri në këtë pikë, shumica nuk e vazhduan leximin, ti që je akoma në këto rreshta të lumtë) përgjigjet i kemi te veprat e Enverit.
E vërtetë aty janë veprimet, zgjidhjet për ato situata e probleme të asaj kohe. Librat teorike gjithmonë lexohen për të zhvilluar horizontet, për të parë si ka vepruar në kohë e dimension, si ka dalë nga kurthet, situatat, si ka zgjidhur çështjet ekonomike, politike, kombëtare, ideologjike, rajonale, botërore, sipas parametrave e të dhënave të asaj kohe dhe shtetin Shqiptar të dalë pas lifte që nuk ka asnjë lidhje me shtetin pas 90ës ose edhe atë që është sot. Nuk mund ti marrësh shabllon e ti përdorësh si me karbon në këtë epokë, e sigurt që do dështosh.
Në shkollë mësonim teorinë, formulat për të zgjidhur problemet, ushtrimet e praktikës. E njëjta gjë ndodh edhe në jetë nuk mund të kopjosh lëvizjet e shahut të luajtur në dekada më parë, ti mund ti përdorësh ato lojra të stërvisësh trurin të mohet me variante e zgjidhje të ndryshme në vendosjen e gurëve. Të luash një lojë të re duke kopjuar lojën e 70ës në një lojë të re me rregulla të reja e ndryshe nga ajo e Enverit dhe të kohës së tij, është jo vetëm budallik, por marrëzi. Përgjigja juaj cila është?!
Do thotë dikush atje tej, por duhet të jemi gati për revolucionin e rradhës, opo të bëhet revolucioni se bëhen njerëzit gjithmonë gati. Njerëzit në saj të mbijetesës dhe interesit do i peshojnë situatat dhe do rreshtohen si gjithmonë në vijën historike, ca nga qefi e ca nga halli në dy tabore ballë për ballë. Por, deri atëherë çfarë do bëjmë, do fryjmë shtëllungat e revolucionit?
Në vend që të bëhen analizat siç duhet i bëjnë mbrapsht, ashtu siç nuk do donte as Enveri ti përcillnin në mënyrën siç ka ndodhur në këto dekada jo për gjë, por të gjitha palët i keqpërdorin mësimet e rezultatet e tij. Ata që e masakrojnë dinë përse e masakrojnë, por edhe ata që gjoja e mbrojnë, por s’kanë kuptuar pse e mbrojnë ndërkoh që duhet të nxjerrin në pah pikërisht ato pika që u djeg palës tjetër dhe jo të fokusohen te ideologjia se Enveri ideologjinë e përdori nuk u përdor nga ideologjia, prandaj mbeti gjigand i figurës shtetërore dhe si klasiku i pestë i figurës botërore. Enveri ishte ai që në dekada drejtim të shtetit ndërroi mëndje, qëndrime, vendime, veprime gjithmonë i bazuar nga interesi kombëtar. Përdori kartën ideologjike për përfitime kombëtare. Ndërsa ju përdorni Enverin e sulmoni ose e mbroni sipas interesit tuaj, njëra palë e sulmon nga teza ideologjisë komuniste për të përfituar në aspektin partiak, karrierës dhe pasurisë personale, pjesa tjetër e sulmon në kartën kombëtare për të fshehur përfitimet e saj personale nën etiketën kombëtare.
Mbi të gjitha, mos harroni kryesoren, jo vetëm që nuk ka revolucion botëror, por as nuk ka bllok ideologjik të fort politikoushtarakisht të shteteve të vijës revolzcionare.
Atëherë çf do zgjedhësh? Sigurisht aty ku mbrohet interesi kombëtar dhe mirëqënia e popullit. Të tjerat u përgjigjemi kur të vijë koha e revolucionit jo më parë, përndryshe është budallallëk.
Kolazh fotosh me tituj lajmesh, majtas përkufizimi i imperializmit; mënyrë qeverisëse në të cilën vendet e mëdha kërkojnë të dominojnë nëpërmjet forcës ushtarake. Djathtas lart gjermani Sholc, djathtas qendër, kopertina e librit “Superfuqitë” me autor Enver Hoxha, djathtas poshtë një paragraf nga libri; “Revizionistët sovjetikë (ditët e sotme u zëvendësuan nga imperialistët rus) dhe imperialistët amerikanë (janë të njëjtët) u përpoqën, të parët me çarmatimin e tyre politik dhe ideologjik të dytët me zjarr e me hekur, që të shuanin revolucionet dhe luftërat nacionalçlirimtare , por ato jo vetëm që nuk u shuan, por u shtuan (këtu mban qëndrim për Kosovën). Çarmatimi i propaganduar me aq bujë jo vetëm s’u arrit, por çdo vit gara e armatimeve shtohet (vetëm ne i çuam për skrap jemi të fundit për armatim e ushtri në rajon e në botë) dhe bëhet kërcënuese dhe kur amerikanët shtojnë armatimet dhe zhvillojnë shantazhin atomik, hrushovianët çarmatosin miqtë, (siç ndodhi pas 90ës me saliun shpk) domethënë vendet satelite. Me politikën e tyre ata kontribuojnë fuqimisht në armatosjen e reaksionit botëror kundër socializmit dhe revolucionit të popujve.”
Fjalët në kllapa janë sqarimet e mia perdonale në lidhje me situatën e sotme. Rreshtat e fundit konfirmojnë aktualen që nuk ka revolucion, as rrymë revolucionare se i kanë bllokuar të dyja bashkë, rusi amerikë 7 dekada më parë për 7 dekadat e ardhshme. Kaq e thjeshtë. Më e rëndësishmja është se çfarë bën shteti dhe nëse vendimet që merr janë në dobi të popullit apo jo? Problemi nuk qëndron se zgjodhëm midis dy imperializmave, por që qeveritë në këto tre dekada prapa flamurit amerikan dhe me direktivat e imperializmit rus kanë vrarë e prerë këtë popull e kanë varfëruar e shpopulluar si kurrë më parë dhe pastaj ju thonë se imperializmi rus është i mirë ndërsa ai amerikan është i keq.
Këtu duket ligësia e të gjitha palëve për të kuptuar gjëndjen në të cilën ndodhemi. Krimi i klasës politike është se luftojnë kundër shqipërisë duke përdorur kartën e sistemit demokratik (modeli perëndimor) por që zbaton një për një politikat antishqiptare rusosllavoturkogreke.
Kaq e thjeshtë.
Kapito?!
Në lexuat ju deri në fund këtë tekst dhe nëse e kuptuat, ohuuu, atëherë do ketë shpresë revolucioni. Ta flini mëndjen ju dhe ata te Foltorja me shokë se Revolucion nuk ka, as tani, as dekadat e ardhshme. Nuk e them unë or taj e ka dëshifruar Enveri, me libra, botime si klasiku i pestë i ML-së për pllanet e dy të mëdhenjve 7 (shtatë) dekada më parë. Prandaj as mua, as Enverin mo na sulmoni, ne jemi thjesht posteri në kohë e intervale të ndryshme, përvishjuni atyre që ju mashtrojnë prej tre dekadash, ata që keni aty të mbajtur me votë, pare e pushtet që nga 90a e sot, salikmonën me parti e shokë.