
Falenderojmë lexuesin e faqes për vlerësimin me mesazhet në vargje poetike. Një përpjekje momentale, e bukur, e lezeçme dhe plot veçantinë e njerëzve siç i ka origjinal Vlora. Në respekt të ruajtjes të të dhënave personale e publikojmë pa emër e pa foton e profilit.

Mesazhi i plotë;
– Je fantastike. Nëse do e kemi mundësinë me kënaqësi do t’ju ofroja një kafe. Nëse do kishit dëshirë.
Përgjigja;
Flm, gjithë të mirat, klm.
– Ma more për ters. Gjithsesi flm. Klm profesore.
Vazhdon me vargjet si më poshtë;
Një mike që ftova për kafe,
Ma preu shkurt edhe pa llafe,
Për kafe e ftova i shkreti,
Në Tiranë e këtej nga deti.
Mikja ç’pati u mërzit,
Pa më njohur u përpëlit,
Flm e gjithë të mirat,
Përgjigje nga më të vështirat.
Ka të drejtë dhe e besoj
Nuk më njeh, s’e kundërshtoj,
Nëse nga Vlora ka për të kaluar,
E ka kafen të paguar

.
Eh, moj Genta ti t’a dije,
Për kafe me vrap do vije,
Kafe turke do kërkoje,
T’a përmbysje, t’a shikoje.
Po na erdhe nga behari,
Ç’të të them unë i vrari,
Mbase themi ndonjë llaf,
Një libër me autograf.
Shpresoj t’a mbash premtimin,
T’a takosh Adhurimin,
Kafe ëmbël në buzë deti,
Respektet si vajzë mbreti.
Dhe në paç miq me vete,
Mos u vur në siklete,
Do të presim me ç’të kemi,
Ditë e natë gati do jemi.