Për të arritur te dashuria ime e vërtetë, kam thyer çdo tabu që e kam trashëguar në informacionin tim gjenetik nga të parët e mi në formën më poshtëruese, për të më mbajtur të nënshtruar. Kam kryer çdo mëkat për të çliruar veten nga frika dhe ndjenja e fajit e përcjellë te ne nga familja dhe opinioni publik ndër shekuj. Rebele në shpirt e në zemër në mënyrë që të ndjek ëndrrën në kërkim të dashurisë siç e kisha menduar në mëndje dhe siç e ndjeja me zemër. Pas shumë e shumë përvojash, përjetimesh, eksperimentimesh, aventurash, sprovash, më në fund u kryqëzuam në kryqin e mëkateve tona duke fituar dhe merituar dashurinë e njëri tjetrit!..