27.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Qershor 2025

Nga;Hasan Aliaj

Kjo është një nismë me vlerë të madhe historike, diplomatike dhe kulturore për Shqipërinë. Behet fjale per nje kerkese zyrtare që propozon kalimin e Palazzo Scanderbeg në qender te Romes afer Fontana di Trevi në përdorim nga shteti shqiptar – për qëllime muzeale, kulturore apo diplomatike. Nëse dëshironi behuni pjese e kesaj.nisme.
Drejt: Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë / Ministria e Kulturës së Italisë / Bashkia e Romës / Vatikani.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe monument
Lënda: Kërkesë për shqyrtimin e vendosjes së Palazzo Scanderbeg në shërbim kulturor e diplomatik të shtetit shqiptar
I nderuar / e nderuar,
Duke u nisur nga vlera e veçantë historike e ndërtesës së njohur si Palazzo Scanderbeg në Romë, e cila njihet gjerësisht si një simbol i pranisë së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në zemër të qytetërimit evropian, ne si përfaqësues të komunitetit shqiptar, studiues, intelektualë dhe qytetarë të angazhuar dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj një propozim për përdorimin e kësaj ndërtese si një hapësirë kulturore, muzeale ose diplomatike shqiptare në Itali.
Në një moment historik kur marrëdhëniet shqiptaro-italiane janë gjithnjë e më të ngushta, dhe kur bashkëpunimi kulturor e diplomatik ka rëndësi jetike për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendosja e këtij objekti të trashëgimisë së përbashkët në shërbim të këtij misioni do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme simbolike dhe praktike.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze
Propozimi ynë është që kjo ndërtesë t’i vihet në dispozicion për:
Hapjen e një Muzeu të Skënderbeut në Perëndim, në bashkëpunim me institucionet italiane dhe shqiptare të trashëgimisë.
Përdorim për takime diplomatike, konferenca kulturore, pritje të delegacioneve zyrtare shqiptare në Itali dhe në BE.
Organizimin e aktiviteteve që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Jemi të bindur se një bashkëpunim i tillë do të forconte vlerat tona të përbashkëta evropiane dhe do të nderonte trashëgiminë e një figure që përfaqëson rezistencën, unitetin dhe identitetin e Evropës në shekullin XV.
Me shumë respekt, ju ftojmë të shqyrtoni këtë propozim në dritën e vlerave të përbashkëta që na bashkojnë dhe të hapim një dialog të frytshëm për ta kthyer këtë trashëgimi në një urë të re miqësie mes Shqipërisë dhe Italisë.
Me respekt,
Redaksia e gazetes Rrenjet
Komuniteti shqiptar ne Itali
Questa è un’iniziativa di grande valore storico, diplomatico e culturale per l’Albania. Si tratta di una richiesta ufficiale che propone il trasferimento del Palazzo Scanderbeg, situato nel centro di Roma vicino alla Fontana di Trevi, all’uso dello Stato albanese per scopi museali, culturali o diplomatici. Se lo desiderate, unitevi a questa iniziativa.
Destinatario: Ambasciata della Repubblica Italiana a Tirana / Ministero della Cultura d’Italia / Comune di Roma / Santa Sede.
Oggetto: Proposta per l’utilizzo del Palazzo Scanderbeg come spazio culturale e diplomatico al servizio dello Stato Albanese
Egregi Signori,
Alla luce dell’eccezionale valore storico dell’edificio noto come Palazzo Scanderbeg a Roma ampiamente riconosciuto come simbolo della presenza dell’eroe nazionale albanese, Gjergj Kastrioti Scanderbeg, nel cuore della civiltà europea noi, in qualità di cittadini, studiosi e rappresentanti della comunità albanese, desideriamo sottoporre alla Vostra attenzione una proposta di destinazione di questo immobile come spazio culturale, museale o diplomatico al servizio dell’Albania in Italia.
In un momento in cui le relazioni italo-albanesi si rafforzano costantemente e in cui la cooperazione culturale e diplomatica riveste un’importanza fondamentale per il processo di integrazione dell’Albania nell’Unione Europea, il riutilizzo di questo bene patrimoniale condiviso assumerebbe un significato simbolico e pratico di grandissimo rilievo.
La nostra proposta consiste nell’utilizzare il Palazzo Scanderbeg per:
La creazione di un Museo di Scanderbeg in Occidente, in collaborazione con le istituzioni italiane e albanesi del patrimonio culturale;
Lo svolgimento di incontri diplomatici, conferenze culturali, ricevimenti ufficiali di delegazioni albanesi in Italia e nell’UE;
L’organizzazione di eventi volti a rafforzare i legami storici, culturali e politici tra i nostri due Paesi.
Siamo convinti che una collaborazione in tale direzione rafforzerebbe i valori europei condivisi e onorerebbe la memoria di una figura storica che ha rappresentato, nel XV secolo, la resistenza, l’unità e l’identità europea.
Vi invitiamo quindi con rispetto a prendere in considerazione questa proposta e ad avviare un dialogo proficuo volto a valorizzare questo patrimonio come un nuovo ponte di amicizia tra l’Albania e l’Italia.
Con stima,
Redazione del “Le radici”
Comunità l’albanese in Italia
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.