22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Nga:Klodiana Taka Ibrahimi

Pashë lotët e një burri!
Pashë lotët e një burri
Të binin rrëke
Zemra i ish lënduar
Qielli mbushur plot me re
I drejtohej Zotit
Vallë, ç’të kamë bërë?
Rrëshqiti nga duart
Një jetë e tërë
Pashë lotët e një burri
Të derdheshin përmbi shkëmb
Nga forca e dhimbjes
Në mes u ça në vend
Pashë lotët e një burri
Të qante si fëmijë
Ah ,se ndihmova dot
E lash në dëshpërim
Loti i tij i pastër si kristal
S’kam turp më tha, edhe pse po qaj
Se dhe burri derdh lot
Për “ata” që do më shumë në k’të botë!
Torino Itali 4/07/2025
Më erdhën me post librat e Poetit/ Shkrimtarit Agron Calliku
E falenderoj përzemërsisht!
Kisha kohë që e ndiqja në rrjetet sociale ku ai publikonte herë pas herë dhe kisha shumë dëshirë të kisha në raftet e mia librat e tij!
Shpresoj ti lexoj sa më shpejt se kohën e kam disi të kufizuar për arsye pune si gjithmonë!
, Të ushqehesh me të lexuar dhe të zbulosh personazhet brenda librave atje me patjetër mund të gjejmë një pjesë të jetës sonë
Jeta vazhdon në çdo rrethanë që ndodhemi ajo që bëhet,nuk ç’bëhet
Prandaj jetoni të lirë
Poetit i uroj suksese të vazhdueshme,
Një fundjavë të mbarë miq
Fund Maji me shi
A e mban mend shiun e Majit
qielli ish bërë i gjithi gri
duart e tua hiqnin ujin
bashkë me ujin lotët e mi
Më kujtohet si të ishte sot
ajo ditë fund Maji
më shtrëngove në kraharor
më the të dua për mua je ajri
Sa herë në Maj bie shi
fjalët e tua kujtoj me mall
kohën mbrapa dua ta kthejë
me ty të digjem në atë zjarr
Atë zjarr që ndezëm bashkë
atë ditë Maji me shi
qielli u derdh i tëri mbi ne
zjarri su shua mbeti në gji
Një ditë të bukur në vazhdim miq!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.