
Sikur, të gjithë si motra e vëllezër,
Të reflektonim; me mendje dhe zemër,
Sikur të kishim guxim, për të korrigjuar Veten për ty Nënë Shqipëri, me emër?!
Ashtu në heshtje, kokë-ftohtë,
Sikur, të bindeshim të gjithë,
Se, nga gabimet tona, varet fati ynë,
Më të fortë do të ishim, për lirinë.
Sikur, të pranojmë dështimet,
E, të pushojmë së vajtuari?!
Sikur, të fillojmë nga parimet;
Dituri dhe guxim, për shtet-ndërtim.
Sikur kohën, që e harxhojmë së koti,
Nga froni për të rrëzuar njeri-tjerin,
Ta shpenzojmë, për t’u ngritur, për të mirën tonë…
Zhvillimi do të vinte sot, jo kaq tepër vonë.
Sikur të mendonim më thellë,
Çfarë atdheu, po iu lëmë fëmijëve tanë, Brezave radhë-radhë, në ardhmëri…
Sikur, urrejtjen ndaj njeri-tjetrit ta kthejmë në dashuri.
Sikur, të gjykojmë, me shpirt e zemër,
Si dje, që s’shikonim interesin, gjithçka na bashkonte.
Nuk kishim djallëzi, por
mirësi, respekt…
Sikur, së bashku, si një trup i vetëm,
Të shërojmë plagët, që këto 35 vite “Demokracie”, e zhytur me gjurma të egra tradhëtie…
Do të ishim krenarë, përballë barazie.
Sikur të luftojmë, t’i rrëzojmë, t’i shkelim Mashtruesit gënjeshtarët politikanë,
Ata që, pamëshirë luajnë me djersën e popullit, shkelën mbi gjakun e dëshmorëve?!
As identitet krenarie, he medet s’na lanë…
Prandaj, thellësisht e ndiej në shpirt,
-E ndiej, një tërmet, një vullkan gurgullimë,
Zemra dhe shpirti, i çdo shqiptari atdhetar, kërkon, ndryshim, për shpëtim.
19/11/2024
