
Një cicërimë e një rreze dielli
më zgjojnë nga zemra,
eh sa shumë mallë!
Erdh përsëri 1 Qershori,
erdhe në jetë -Ti njeri i rrallë.
Shpirti më bredh porsi fëmijë,
më fton ta ndjek pa bërë fjalë,
ndër ëndërra, ndër vargje e melodi,
çaste të bukura me ty më fal.
Me krahët drejt qiellit thërras e lotoj,
penën ngjyej në lot e të uroj:
Qofsh mirë me zotin i shtrenjti jonë!
Parajsen me lule ty ta dhurojmë!
Gëzuar ditëlindjen o shpirt- engjëllor!
Ndër mërdhiza dhimbjesh jam pështjellë e lulëzoj,
nën pastahen e shpresës strukur,
në heshtje…
frikërash veten përqafoj.
Në agun e pranverave të jetës,
heshtazi dremis,
pa frymë…
trishtimi syhapur zgjaton qepallat
e unë belbëzoj me shpirtin tim.
Mburojë do jem e do thyhem në mijëra thërrime në vetëflijim.
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë
FESTA dhe KUJTIMI më i bukur.
Një ditë e paharruar
për ju të dashur fëmijë
Shumë vite kanë për t’kaluar
do të ketë të njëjtën ëmbëlsi.
Si flutur a si bletë
çdo ditë ju punuat
u lodhet vërtetë
kënaqësi na dhuruat.
Si zog a dallendyshe
shfletuat çdo fletë
gëzuar prinder e gjyshe
gëzimi i parë në jetë.
Pafund ju falenderoj
unë, mësuesja juaj
asnjëherë s’do ta harroj
dhurata më e çmuar.