Nga,Poeti:Isuf Sokoli Pakategori 18 Maj 2025 Updated: 18 Maj 2025 Nga Gjin Musa NJË SHPIRT E NJË ZEMËR U deha prej teje, Më dehu magjia, Gëzim hareje, Nga lumturia. S’dua të fle gjumë, Vetëm të rri zgjuar, Me puthjet shumë, E zjarrin e pashuar. Me flokët prej argjendi, Shikimin si vullkan, Me krahët prej shpendi, Ç’më ndeze, o xhan. Ç’më bëre, më pushtove, Me t’ëmblin përqafim, Sa ëndrra më zgjove, Dhe puthje pambarim. Sa çaste lumturie, Të veshura me kurorë, Sa zjarr dashurie, Në zemrat meteor. Sa shkëndia zjarri, Fluturuan nga dhoma, Gjëmonin si i marri, Nga puthjet e aroma. Kohës i vemë cak, I jepnin jetë magjisë, Të kuq, të kuq si gjak, Në gjakun e dashurisë. Të verdhë asnjëherë, Rrethuar ngjyra ylberi, Në shi dhe në erë, Të ëmbël si sheqeri. Në ngricë e furtunë, Një trup e një emër, Në jetë e në punë, Një shpirt e një zemër. Isuf sokoli Bolzano: Data 18 maj 2025. KUR TË PUSHTON DASHURIA Sa zjarre ndizen në botë, S’kanë të numëruar, Të gjithë mbidhen në një gotë, Në gotën, të dashuruar. Në gotën e dashurisë, Të thella, sa një oqean, Në prëhrin e lumturisë, Gjithë botën brënda mban. Me këngë e jehona, Nën rrezet e arta, Dashuri me miliona, Puthje me milarda. Vrapojnë e s’veniten, Vrapojnë me nxitim, Gjatë rrugës rriten, E marrin veç shkëlqim. Rriten e shumëzohen, Kapërcejnë edhe detin, Më, as që numërohen, E sundojnë planetin. Marrin veç shpejtësi, Ja rrisin këngës zërin, Me zjarr e dashuri, E pushtojnë të tërin. Dielli ndriçon më shumë, Hëna më shumë ndrin, Dhe netët me gjumë, Shpalosin magjinë. I bardhë vjen agimi, Kaltërsohet qielli, Nga puthja e përqafimi, Buzëqesh dhe dielli. Ndodh një mrekulli, E bekon Perëndia, Bota bie në qetësi, E rrethon dashuria. Isuf sokoli Bolzano: Data 14 maj 2025. DASHURIA S’NJEH MOSHË Jam ai që jam, S’mund të bëhem tjetër, Sa dëshira kam, Dhe pse i vjetër. Mendoj e mendoj Dhe e nisi hapin, Startin e fitoj, Hapi nisë vrapin. Rendi nepër ditë, Rendi nepër natë, Siç rendin dashuritë, Me ndjenjën e zjarrtë. Lodhem, pëpëlitem, Rrugën e vazhdoj, Si flamur valëvitem, Vashën e dashuroj. Rruga m’ bëhet dritë, Dimri m’bëhet verë, Nata m’bëhet ditë, Muzikë mbi tastierë. Zemra ime flakë, Zjarr e shkëndija, Në je i ri, o plak, S’pyet dashuria. Zemra sa lëngoka, Loti pikon gëzimin, Ashtu sikur toka, S’e ndal rrotullimin. Merr krahë e shpejtësi, Ngrihet lart në qiell, Drejt për në yjësi, Kalon hënë e diell. Isuf sokoli Bolzano: Data 10 maj 2025. Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit PakategoriVERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALIGjin Musa - 20 Shtator 20250PakategoriPregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025Gjin Musa - 8 Shtator 20250PakategoriNga:Ndue DedajGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriAutore Katerina Tereziu LigejaGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriMurtez AsllaniGjin Musa - 28 Korrik 20250 Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Lajme relevante Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.