14.3 C
Tiranë
E hënë, 12 Maj 2025

Nga:Rashel Solomon

Ty do te mare malli …-951-
Ty , do te mare malli
per eren e kenges se saj
Do te te mare malli ,
per shijen e loteve qe rane
*
Ty ,do te mare malli,
per pranveren ne zemren e saj
Do te mare malli ,
per melodine e takave mbi
tastierin trotuar
*
Ty do te mare malli ,
per endren qe si re u end
si mjergull e hutuar
u tret ne oqeanin , mall
*
Ty ,
do te te mare malli …
Niagara
“Shqipja Gjuha e Nënës sime,Gjuhe e Perendive””
nga poete Rashel Solomon-Jerusalem .
Në shumë gjuhë flas unë sot
në shtegtim me zogjtë mësuar
Kulla e Babelit më pushton mendjen,
por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:
Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,
gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.
Por më e bukur gjuhë në botë
është ajo e nënës sime
Shqipja gjuhë e Perëndive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja është gjuhë e bukurive!
Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,
në gjuhën e Perëndisë dashurova.
Gjuha e Nënë Terezës,
gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh
Shqipja më e bukura në botë
ajo, gjuha e nënës sime
Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot
me shqipen u jap shpirt poezive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja është gjuhë e mrekullive!
Marë nga libri “Një puthje për ty nga Jerusalemi”
Foto Sheshi i Flamurit .Vlore ,Shqiperi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.