15.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga:Remi Ilir Kushi

tregtarë të “persekutuarve”
Kreshnik Spahiu kishte bërë një shkrim reabilitimi rreth figurës Qazim Mulletit.
Një curriculum vitae për t’u admiruar. Por si produkt politikani i demokracisë postkomuniste, ai nuk niset nga interesa kombetare a profesioniste për të sjellur një panoramë të plotë. Njerëz si ai (asgjë personale me të si individ, por fenomenin) interes kanë paranë, jo të bëjnë histori, apo të ndertojnë një paqe me bazë një amnesti mbarë kombetare.Mund të jetë një imazh i 1 person
I vetmi “gabim” i sistemit komunist (gjithashtu rilindasve të kombit) ishte veshja dhe kurimi disa personazheve me atdhetarizëm. Ata u nisen nga vizioni ndertimit një kombi jo për të bërë pazare dhe, pse u treguan të padrejtë me të vërtetën. Heronjtë e pavaresisë shtetit Shqiptar, luftetarë pa kompromise me armikun ishin lumjanët, dibranët. Vullnetarët e Shqiperisë mesme në mbrojtje të Shkodrës. Çamët dhe Labët në mbrotje të Janines. Por ne jemi njohur me emra që nuk kanë bërë një betejë të vetme kundër Serbeve si kryeheronjë të Kosovës. Nëse ka pasur personalitet në Kosovë për pavaresi ai ishte Hasan Prishtina, të tjerët me radhë banditë të rendomtë, apo mercenarë që u vunë në sherbim të Serbisë, kur e panë Perandorisë Otomane i kishte ardhur fundi.
Pallavrat me komb të Gjergjit në Kosovë tregojnë perversitetin ndaj të vërtetës. Skenderbeu e njihte Kosovën territor Serb, po ashtu qytetet bregdetare shqiptare territore të Venedikut. Megjithatë për interesa kombetare u kurua për ta afruar Shqiperinë me Europën, por dhe si një simbol i rezistences popullore shqiptare kundër ardhjes ushtrive të huaja.Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎SNOIPENJJA SHOIPİTARVI VDEKJE RATHTARVE Balli Komifeli Qindtot Huari 191/7 44. Zotit Dhimitor ralo dasnuni Zot1 Palo, setrat ล Prillit muer好m。 Ju faleni pör 631 keni banli kem1 ต BAprooo aktivitetin נסגר. 630กอิ pörrundia tratativat pür avit peakovi 1,91 Thavit pir ์ pa kiante me KoAo me kete ..,01 airo Jemi dirgojmi pasaportün V1mh Mbaai ดุจริัปิล 七が pikat alevet. foral Cederative varet paiut erx1a กส ดูซี sot projekti. lidhjes sreko-shqiptare do ออิ do aleanc卷 defenoive ekononikd nawaKea adormjet pAeT! kjo lldnje bahat Greqior, odhe lldhje άa pirerithahimo ushtarake kioaje paA6B lldhje 114 allay Adriatikut. afrini palat edhe KeAa Mithas-‎"‎
Si profesionist i historisë e respektoj të vërtetën, por jam i hapur për të bërë kompromise për të mirën e përbashkët të kombit, prandaj them me plot gojën, figura e Skenderbeut duhet respektuar si simbol i rezistences popullore shqiptare. Të tjerat me komb të Gjergjit janë pallavra që nuk i honeps, pasi nuk mund të ketë hero mbi kombin. Shqiptarët u ngjizën si popull i përbashkët me ardhjen e Perandorisë Otomane. Si shtet bazat e saja u hodhën në periudhën e Zogut. Ndërsa si komb i përbashkët në të gjithë territoret ku banonin Shqiptarët, atë e arriti Enver Hoxha.
Ardhja Edi Ramës në pushtet Ishte një shanc I mirë për Shqiptarët të gjenin gjuhën e përbashkët, për t’u shkëputur nga divizionet perçarëse të se kaluares tonë historike.
Mbas më shumë se një dekadë te luftës civile në Spanjë, Franco ndertoi një muzoleum të përbashkët me heronjë nga të dy krahët, komunistë dhe fashistë. Kur e pyetën perse e bëre, pergjigja tij ishte: ata luftuan për atdheun, pavaresisht filozofisë që zgjodhën në rrugetimin e lirisë.
Edi Rama nuk mundi të ishte një Gjeneral Franco shqiptar. U tregua frikacak. Shumë njerëz janë të irrituar me deklaratat e Berishës ne Europe, duke e paraqitur si një shtet narkoman, por bëjnë sikur harrojnë kur vjenë puna te Edi Rama, që sa herë shkon në Europe hedh poshtë epopenë e vetme në historinë mijëravjeçare Shqiptare të një lufte për liri, atë të çlirimit Shqiperisë nga Nazifashizmi. Epopeja e antifashiste nacionalçlirimtare është e vetmja ngjarje në historinë tonë që rradhiti Shqiperinë si aleate me fitues të ndonjë lufte. Ta hedhësh poshtë për të nderuar kolloboracionistet e nazifashizmit nuk bënë drejtesi qe i nevojitet kombit Shqiptar, perkundrazi të bënë një tregtar të pazareve të pista në dëm të ardhmerisë kombetare.
Sa për Qazim Mulletin që Kreshnik Spahiu kërkon ta reabilitojë, apo Mithat Frashërin që Edi Rama na e shpalli hero, vërtetë ishin personalitete kombetare, njerëz me kulturë dhe kontribute për komb, por ata me vete morën njollën e tradhetisë, jo nga Enver Hoxha dhe komunizmi, por e vulosën vetë, kur për interesa personale degraduan vetveten dhe u bënë palë me armiqtë e kombit Shqiptar dhe pushtuesit.
Jam i vetedijshem për sakrifica, për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe një model si ai i Gjeneral Francos, por nuk mund të reabilitohen tradhëtaret si cmim për të vrarë deshmorët që dhanë jetën për liri.
Ilir Kushi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.