10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 12 Nëntor 2025

Nga:Teuta Shehu ,Mitrovice

Ka shumë dhimbje në këtë vend, e pak drejtësi. Vrasje të njëpasnjëshme, jetë të humbura pa kurrfarë kuptimi, e ne veç po i shohim si tituj lajmesh që kalojnë. Shumë po heshtin, disa po harrojnë shpejt, por a ka mbetur dikush që po ndien përgjegjësi?
Sot në Kosovë s’je i sigurt as në rrugë, as në shtëpi, e aq më pak para ligjit. Shteti që duhet me të mbrojtë, po dështon me çdo rast. E në vend të reagimit, po mbretëron indiferenca. Kjo nuk është shoqnia që kemi dashtë me ndërtu. Kjo nuk është Kosova që kemi ëndërru.
Në çdo rast që heshtet, në çdo padrejtësi që kalon pa zë, humbim pak nga shpresa për një të nesërme ma të drejtë. Është koha me reflektu. Me u zgju. Sepse nesër mund të jetë vonë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.