22.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Qershor 2025

Nga:Valbona Kastrati-Ramadani (Leg Psikolog Klinik )

Guxo të ulesh vet të pish kafe, të hash drekë në kafiteri.
Guxo të ecësh vet pa të shoqëruar dikush.
Guxo të qeshësh kur je vet dhe shiqon film.
Guxo të ëndërrosh dhe të ëmbëlsohesh me jetën edhe kur askush nuk është pranë teje.
Të jesh në heshtje dhe vetëm nuk është dobësi por është një fuqi e heshtur e brendshme.
Është guximi për të shikuar thellë brenda vetes, për të përqafuar plagët e tua, dhe për të ndërtuar dashuri aty ku dikur kishe boshllëk.
Mëso të jesh shoku më i mirë i vetëvetes, të dëgjosh mendimet e tua pa gjykim apo ndërhyrje nga jashtë.
Shumëkush e kërkon sigurinë në sy të tjerëve, miratimin, admirimin, konfirmimin e tyre.
Por TI je lindur për ta gjetur atë në shpirtin tënd.
Të jesh vet herë pas here nuk të thyen por të forcon. Të bënë të ecësh me kokën lart, me zemër të qetë, dhe me një forcë që askush nuk mund të ta marrë.
Mëso të jesh shtëpia e vetes sate. Atëherë, do ta kuptosh se nuk ka pengesë që mund të të ndalë.
// Valbona Kastrati-Ramadani, Psikolog klinik, MPH ©️

WORLD EARTH DAY 🌎
Dita e Tokës është një kohë e përkryer për të reflektuar mbi atë që ne bëjmë për të mbrojtur mjedisin tonë. Ka shumë mënyra për ta festuar Tokën tonë të bukur si vetëm ashtu edhe me të tjerët, si p.sh.:
• Mbill një pemë
• Krijo punime me materiale të riciklueshme
• Mëso më shumë si ta mbrosh mjedisin tënd
• Redukto, ripërdor dhe riciklo
• Shmang përdorimin e plastikës
• Dhuro lodrat dhe lojërat e vjetra per riciklim
• Përdor energjinë dhe ujin me kujdes
• Pastro mbeturinat nga rrugët dhe natyra
• Këndo ose dëgjo këngë për Tokën
• Organizo një panair për Ditën e Tokës
• Mëso të tjerët për mjedisin
• Vishu me ngjyrat e Tokës – Si jeshilja apo kafja.
• Diskuto me të tjerët për shqetësimet mjedisore
• Vepro çdo ditë, jo vetëm më 22 prill – Çdo ditë është Ditë e Tokës!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.