20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Nga:Velo Ramadani

LUAJ ME MUA …
Ashtu si me një fëmijë,
luaj edhe me mua.
Kam të drejtë më thuaj,
po pres përgjigjen, dua.
Të vegjël ishim dikur,
lozonjar dhe të çartur.
Kur luanim kuka fshehti,
dhe nuk jemi lodhur.
Do të kuptojë gjithëçka,
sic më thua ti.
Ehhh, sa bënim shaka,
dhe pa ditur dashuri.
Si fëmijë , do të dua,
për ndershmëri dhe pastërti.
Kujtoj kur më thoshe mua,
të dua, se je flori.
Të vegjël, vërtet ishim,
dhe nuk dinim isharete.
Ehhh, sa dëshira kishim,
dhe i ruajtëm për vehte.
Si dikur, kur ishim fëmijë,
do të të dhurojë dashuri,.
Kushdo, le ta dijë,
sa duhemi, unë edhe ti.
Kur ishim dikur fëmijë,
dhe luanim, me guraleca,
Të vegjël vërtet ishim,
kullosnim, qëngja edhe keca.
Kur ishim fëmijë,
na faleshin sheret.
Kur u bëm të rinj,
çdo fjalë, seriozisht merret.
Si grua, mos më prek,
dhe mos luaj, me mua.
Çdo fjalë e jotja, më djeg.
më beso, nuk dua.
Dije se, gruaja brënda teje,
do të dojë ashpër dhe fortë.
Mos fol çaprazçe, por mendoje,
se nuk thua, më fal dot.
Do të derdhë një lot,
kur dashuri ka marrë.
Ta ngroh, këtë tokë,
lotin ta mbjell, si farë.
Ti mund ta thyesh gruan, vetëm me dy fjalë.
Sepse harron, që ajo vuan,
dhe mbase, nuk ta fal.
Pranoje gruan, brënda teje,
dhe kurrë mos e pyet
Me fjalë dhe dashuri ktheje,
dhe mos harro, keni një jetë ….
Vet Autori.
NE JEMI TRE SHOK …
Jemi tre shok besnik,
Velua, Pajaziti dhe Sinani.
Sa vite kanë ik,
në BORJE, na dëgjohet zani.
Në fakt jemi katër,
jo se e harrova Xhemilin.
Po e mbajmë me hatër,
se e kishim më të voglin.
Dje i vogël, sot goxha burr.
na mbanë me humor.
më përshëndet, nuk harron kurrë,
Të katër bëhemi tabor.
Bashkë jemi rritur,
dikur ishim fëmi.
Sa kemi qeshur,
të vegjël axhami.
Në fshat mësuam,
shkrimi edhe këndim.
Sa dije fituam,
mësuesve tanë aferim
Vitet na kanë ndarë,
në qytet dhe fshat.
Një edukatë kemi marrë,
paskemi qen me fat.
Sa herë bëhemi bashkë,
dhe ulemi në tavolinë.
Muhabeti na ka dashtë,
flasim shtruar për fëmijërinë.
Tavolinës ja shtojmë lezetin,
me meze dhe raki.
Përshëndesim me dorë miletin,
okolla na kanë zili.
Qeshim dhe bëjmë hajgare,
dhe ja bëjmë gëzuar.
Nuk pyesim për pare,
sa muaj pa takuar.
Sa herë vij në fshat,
shokëve ju çojë fjalë.
Takohemi me gratë,
ne ulemi në lokal.
Pastërma dhe turshi,
djath dhe vezë të ziera.
Birra dhe raki,
urime dhe zemra të gëzuara.
Shëndet dhe jetë,
shokëve ju urojë.
Miqësi dhe respekt,
më prisni tu takojë ….
Vet Autori.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.