23.3 C
Tiranë
E shtunë, 11 Korrik 2026

Nga:Vera Gjonaj

 

MIDIS DASHURISË DHE XHELOZISË

Në një shtëpi që hesht si varr
ku dikur qeshte zëri i art
rri një burrë, një grua — në largësi
me shpirtin plagë pa dashuri.
Një fëmijë i vogël, me lot në sy
shikon si thyhen ëndrrat para saj
“Nuk dua ndarje, nuk dua largim
dua një përqafim, jo një shkatërrim.”
Por fjala s’gjen vend në zemrën e lënduar
xhelozia ka folur dashuria ka humbur.
Ai thotë: “Të dua, por s’të besoj.”
Ajo: “Kam frikë, më s’mund të jetoj.”
Në mes të tyre, një zemër e njomë
vajton si pranvera pa lule në komë.
A ka shpresë kur lotët janë gurë?
Kur zemrat duan, por flasin me mur?
E dashuria e madhe është mallkim
kur xhelozia e kthen në trishtim.
Në vend të puthjes, fjalë me thika
në vend të shpresës — rrugë pa dritë.
Por fëmija lutet, zëri i saj dridhet:
“Prindërit e mi, mos u ndani, ju ndiheni.”
Dashuria juaj më ka sjellë në jetë
mos lejoni xhelozinë të na ndajë përjetë

NJË HERË DASHUROVA

Të dua përtej fjalëve përtej ëndrrave që shuhen
Për mënyrën si qëndron edhe kur stuhitë s’ndalen.
Je burrë me fjalë të pakta, por me vepra që vlejnë
Je pranë edhe kur largohesh, sepse burrëria jote mbetet gjithnjë.
Ke nder në shpirt, jo në zëra që krekosen
Besnikëri që s’ka nevojë të betohet, sepse veç ndjehet.
Je ai që s’e shet kurrë shpirtin për të lehtën
E për këtë zemra ime ndjek çdo gjurmë tënden.
Në botën ku virtyti është mall i rrallë
Ti je dëshmi që burrat e vërtetë ende ekzistojnë.
I ndershëm si dielli që s’gënjen kurrë me dritën
I drejtë si një urë që mban gjithçka por nuk thyhet.
Më mungon — jo vetëm si dashuri
Por si burrë që më bëri të besoj sërish në mirësi.
Ti nuk më premtove parajsa të shpejta,
Por më dhe pa zë një botë ku mund të mbështetem pa frikë.
Të dua sepse je njeriu që i besoj gjithçka,
Me sytë e tu të qetë, me fjalët që nuk më mposhtin, por më ngritin.
Ti je burri që nderon gruan pa e robëruar,
E kjo është dashuria që më mëson si të dua pa u trembur, pa u shuar.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz duke buzëqeshur
Të gjitha reagimet:

Vera Gjonaj, Maxhun Osmanaj dhe 41 të tjerë

85
Pëlqej

Komento
View more comments
Mark Gjetja

Një Poezi Mrekulli plotë dritë dhe dashuri e qëndisur bukur dhe me mjeshtri.Per Bashkëshortin tuaj të shtrenjtë.Qe di të ruaj dashurinë e vërtetë.Familja parajsa né kéte jete.Respekt pa fund Pênes Tuaj të Arte Mike e Dashur Poète e Talentuar Vera Gjonaj.
  • Pëlqej

  • Përgjigju

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Facebook

Arben Çokaj

Aktiv tani

Arben Çokaj

Aktiv tani
Fut
Fut
Ti dërgove

Fut
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.