Më djeg MALLI- Z.Ndreca
Carramagna P. Prill 2010
——————————————————–
–Ndoshta po më mbushet mendja një ditē,
Të kaloj me këmbë nëpër Adriatik,
Që nga Piemonta, në Puglia të shkoj,
Në breg t’ Adriatikut një çast të pushoj…..
Ti bie me shkop… si Jezusi mbret,
E tokë ta bëj gjithë atë det!!!!!!
Pastaj me vrap të ngas në atë tokë…..
Në Shqipëri të dal!!!! Më ndihmo o Zot !
Atje kam shumë,,, të vdekur e të gjallë…..
Atje kam ëndrra, atje kam mallë!
Nuk paska një peshë ma të ma të rëndë në jetë,
Se malli i njeriut ,per vendin e vet!
Ma i lumtur i vdekuri në vend t’vet
Dikush e kujton , e i jep respekt….
Se sa hero në tjeter vend…
– kerkush se do, por e nëpërkëmb.
… e Hane 12 prill 2010… Z. N…