PRITJA
Të prita aty,ku kryqëzoheshin udhët e shpresës
aty,
ku një tufë zogjsh
në fluturim
Merrnin me vete
hijeshinë.
Të prisja gjithnjë
buzagaz si femijë,
që fle i qetë,i sigurtë.
Se dielli i së nesërmes do ta ngrohë përseri.
Tash më vjen në ëndërr,
si i zënë në faj më kërkon,
Druhem të shoh në sy
Si të jem në rryma të nënujshme lumi,
që të rrëmbejne
e gllabërojnë.
DASHURI PËR TY..
Me fijen e dhimbjes
I qepja plagët e mia
Vetëm për një buzëqeshje
Kur erdhe Ti.
Me frymë të lodhur
E kam dashur ekzistencën tënde,
Dhe shikim i turbullt
Të kam në zemër,
e lodhur e pastër, e kulluar
Ajo më mban të vazhdoj.
A i kuptuat fëmijët e mi?
një oqean i pandarë dashurie, është mes nesh.
Tani jam në paqe,
zemra dhe eshtrat në pushim
Vuajtje e pastër sytë e humbur
Siluetat e tua janë plot
e dritës,
Rrotullohen rreth e rrotull
një unë!
Faleminderit nuk mjafton
fëmijët e mi,
Jam lodhur nga dashuria!
Kushtuar Riccardo, Carlo, dhe Alessandro Cassinis, në momente të paharrueshme, të vështira dhe delikate, të shkëputjes së shpirtit nga fiziku..
Margarita Stoja
Milano, 3.3.2025