14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Nijazi Kastrati

 

PERSE AQ FORT TE DUA.L'immagine può contenere: Nijazi Kastrati, occhiali

Perse aq fort te dua
Perse aq fort me do,
Te lutem pa me thuaj
Shpejt mos hezito?

Ora dite me duket
Dita m’behet vit,
Po s’te pashe ne mbremje
Rruges kah shetite.

Ti ma shendrite rrugen
Po si drite e henes,
Njoh aromen tende
Arome te livandos.

Kur me vjen n’perqafim
M’ngritet adrenalina,
Nga puthjet tua t’ngroheta
Dhe zogjte fjllojne cicerima.

Me kengen e zogjeve
Nen ndricim te henes,
Ne perqafim me mbete
Gjate tek lisi i thanes.

Te therras perseri
T’me viesh dhe nje here,
Te thithe aromen tende
Si nje luleje n’pranvere!

03.02.2020

FILLIM SHKURTI

Se si erdhi e ndryshoi qielli
Mot i bukur, nxenë sot dielli,
Iku shpejt dhe ky janar
Pa borë fare dhe acar.

Mars, prill apo dhjetor
Tani s’dihet kur ka borë,
Fillim shkurti po nxenë dielli
Kaltërsi t’bukur ka qielli.

Ka dalë bleta nga koshera
I duket asaj se erdhi pranvera,
E në mes dimri tashmë jemi
Borë e shi aspak nuk kemi.

Lumenjt ujin e pakësojnë
Mbeturinat mbi të shkojnë,
Uji i pijshëm po mungon
Gjithçka njerëzit i shqetëson.

Por shpresojmë në të madhin Zot
Që kjo kohë të ndryshoi sot,
Të bie borë e të bie shi
Të ketë mjaft ujë për të pi!

02.02.2020

ZEMRA E GJYSHES

( Poezi për fëmijë )

Gjyshja ime
S’më thërret në emër,
Herë më thot flutur
Herë më thërret zemër.

Dhe këta emra
I duken pak,
Trëndafil më thot
Herë zëmbak.

Kur i shkoj
Në përqafim,
Ti më thot je
Sheqeri im!

Ti më ke
Më të mirin emër,
Të kam thot gjyshja
Ilaçë për zemër!

01.02.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.