Sa më mallëngjen sot
Zëri yt bilbil,
Aq bukur këngës ia thua
Aty mbi lule trëndafil.
Në këtë mëngjes të bukur
Me plot rreze dielli,
Hijeshon kënga jote
Si pas shiut ylberi.
Dhe vie gushkuqi
Ëmbël cicërron në dritare,
Si fëmijtë kur këndshëm lexojnë
Për herë të parë në abetare.
Melodi e bukur dhe
Nga zogjë tjerë dëgjohet,
Në këtë natyrë pranvere
Kur gjithçka po gjelbrohet.
E kjo këngë e jote
Po na mbushë plot shpresë,
Se ky virus korona
Shumë shpejt do të vdes.
Në këtë pranverë të bukur
Së bashku me ju dhe unë,
Dua të më rrjedh lirshëm jeta
Po si ujë në lumë!
09.04.2020
Një orë mësimore Erisi
Vrapoi në banesë,
Nga mësimi online i tha
Zonja profesoreshë.
I lodhur e mbushur frymë
Vrapin se ndalon,
Çke biri im kështu e pyet nëna
Përse n’banesë vrapon?
Mos më pengo moj nënë
Jam në orë të edukatës fizike,
Vrapimin kemi në plan
Na tha mësueja fisnike.
Për gjuhë e matematikë or bir
Nuk paska problem,
Por për vrapim në banesë
Për besë s’mund të them!