17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Niko Poet Gjiriti

Open photo
MËSIM & DIJE
Sa më shumë mësojmë për botkuptimin e gruas si e vetmja burim dashurie në familje, ndërgjegjësohemi më shumë në vendimmarrje ku bindjen e kompletojnë detajet e sjelljes në saktësimin për karakterin në dukje të pazgjedhshëm, për tu ndriçuar me veten tonë me dijen.
Gërmëtari
“””””””””””

BESOVA ZEMËR NË DUAR TË BUTA
Kam bër’ gabime q’i bën vetëm e vetëm sinqeriteti
besova zemër në duar të buta, përgjakur në aborte
nëna jote, s’përfilli vizatimin tënd t’parë, sikur qeshi
babin kishe vizatuar engjëll, kam qarë, fati n’shorte
Gërmëtari
“”””””””””

PËR NJERËZ QË SI NJOHA ASPAK
Jo rastësisht, ajo erdhi në shpirtin tim, nga mërzitja
pranë nipërve dhe mbesës gjyshja po gjen shpëtim
thua se se kupton sa e rëndë asht braktisja nga ikja
për njerëz si njoha aspak, rrezikova jetën pahezitim
Gërmëtari
“”””””””””””

VETJA & NDËRGJEGJE
Solid, isha ai, që ja ktheva buzën tek buzëqeshja që kur e pengonin të tjerët të thyete kokën e mbaja mos binte. S’më prishi shumë punë, më hëngri kohën mosnënvlerësimi i të pacipave, për momentet bindje se nuk isha i dobët si ato në karakter. S’isha i vetmi që kishin në jetën e tyre, prandaj s’mund të bëhesha ombrella e veprimeve të tyre imorale. Prezenca ime, për ta bërë sa më të lehtë, të vështirën mori fund, me aktin e divorcit. U zgjua ndërgjegjia dhe më thirri, Niko, erdhi momenti të duash veten dhe të mos e sakrifikosh atë, duke besuar se të pabesat janë me karakter, si ty.
Gërmëtari
“”””””””””””””

PROJEKTE & PROBLEME
Dështimi i realizimit të interesave materiale, mbyll, përfundon pas momenteve të para plot foto dashuri të shtirur, komunikimin. Natyrshëm kanë dalë në pah anët e fshehura negative, më të këqija fillojnë të pushtojnë nga thellësia sipërfaqen dhe hapësirën e komunikimit. E kam theksuar edhe në shkrimet e më parshme të cilat kanë festuar ditëlindje se kanë moshë tashmë se të duash dikë asht sfidë shpirtërore për të hequr qafe projeksionet e njerëzve egoistë, për të marrë kontakt të vërtetë me partnerin. Forca e botkuptimit të pjekur këtë proces e ka disi të lehtë, sikur të ishte një nga gjërat më të bukura që ndodh gjatë eksplorimit të karaktereve, që ne me ndërhyrjen tonë aktive, ndihmojmë të ndodhë reaksioni i deduktimit të mendjeve të ndryshme drejt përshtatjes intimitetit. Ne nuk pushojmë së lexuari, së dëgjuari, ata që flasim për dashurinë në kuptimin e interesit reciprok, për të mirën e tjetrit, brenda të mirës tonë, aq sa euforia na pushton trupin, shpirtin dhe na forcon hapat për jetë më të sigurtë, për aq kohë sa mundemi pa dashur ta ndryshojm karakterin human, kaq i rëndësishëm në dashuri, familje.
Gërmëtari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.