8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Niko Poet Gjiriti

KUJTOJ SE JAM ME TY

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe syze dielli

Mënyra se si le aromën tënde në rrobat e mia
më bën t’mendoj sa herë, vetmisë marr frymë
ish tingulli i zërit tënd, ëndrrave filloi simfonia
kujtoj se jam me ty, dashurisë njerëzore hymë
do ta le palarë bluzën blu, nuk e di se sa kohë
atje ku trupi u puth me ëngjëllin fëmi, tokësor
mbeskë m’bëre tët dua aq shum’, kam moshë
zoti, nga qielli s’bëri shkallë, ti gjete, ashensor

llastohesh si të isha babi jot përplot sinqeritet

njomëzake princeshë, m’bëre, tët mbaj mend

syt’ e tua inxhi mbytin titanikë në oqean e det

me nazet, dënglat e tua Pamela, Zotin çmend

“”””””””””””””””””””””

DELIKATET E HEKURTA
E zgjedh fat jete gruan që punon rrit fëmijë
në mungesën t’kohës ajo t’shikon drejt n’sy
prano, ajo s’mund të kujdeset, për shtëpinë
bukuroshja e rritur t’çmendi por asht me ty
shtëpiakja mund të kujdeset për ju t’shikon
trajton pastërti plotësisht, duhet të pranosh
ajo fiton para por ty s’t’duken se, s’harxhon
merr pastruse, badante, që mirë ta kuptosh
vdes të kesh për grua egos atë të përulurën
duhet të varet nga ju edhe kur shon n’banjo
ankohesh se se ka pjekur mirë patatet pulën
fillon e bërtet, pa kuptuar, se bëhesh palaço
ke grua luaneshë t’guximshme, forcë titanike
kujdes, asht e pavarur sipas ideve, pikëpamje
gjumit të shfaqet me dy kobure, ndjenë frike
ti se di pse jetën me të se mbush si me lajme
si un që e desha, e do edhe ti gruan, të bukur
xhelozon duhet të kontrollohet mirë marrëzia
të pëlqen ta ndjekësh si dikur si fëmi nj’ flutur
kujdesesh për bletët, kurse për gruan njerëzia
kur do grua të fortë, ia vlen të pranosh hapur
asht e butë, e brishtë, shikimi, delikat i hekurt
e tillë ka për të mbetur mbushur thinja plakur
kaposh bukurosh, leri pordhët dëgjoje, ri urt’
e njohe, grua emocionale, të pasigurt, tralala
të ndihet e sigurt, duhet të rriteni për ta bërë
pastërtinë mos ja prishësh, kur t’ecë me taka
lastohet se i pëlqen, e shikon, një botë e tërë

për ty që s’je i përsosur e kërkon t’përsosurën

teveqelë, asnjë grua e tillë dhe s’ka pse të jetë

gratë, kan’ personalitetin si nëna plus t’folurën

vlera përcakton, cila asht zonja unike e vërtetë

“””””””””””””””””””

TË TREGUARAT ME GISHT
Më në fund paqen time liqen e lanë të qetë
rrugën e nisur vazhduan për gjysmë se lanë
pisllëkun pa gëzim, do marrin, n’tjetrën jetë
u bënë, si nënat e tyre, turpëruan baballarë
u thinjën e s’kuptuan fati i tyre s’ishin burrat
duke menduar për tjetër, kur me tjetër ishin
dhe plaka s’hoqën dorë nga hilet, aventurat
s’u lodhën, si dhit’ përpjetë, mbajtën bishtin

ato janë po ato, i shoh të treguarat me gisht

mendjefyçkat, si duan më, as pjellat që sollë

për të tradhtuar, besuan në Allah dhe Krisht

po as Zoti s’mundi t’ju heqë, kurrë atë njollë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.