-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Nikolle Loka

FANI NË HISTORI DHE NË KUJTESË

Rreth librit “Fani dhe fanasit” të studiuesit të njohur Llesh Ndoj
Një libër monografik për Fanin me 388 faqe, i ndarë në trembëdhjetë kapituj jep një vështrim tërësor mbi trevën, mbështetur në një numër të madh gojdhënash, toponimesh, të dhënash etnografike dhe folklorike, si dhe të dhënash shkencore që vijnë nga 112 burirme bibliografike.Mund të jetë një imazh i mal dhe teksti
Autori Llesh Ndoj gjatë gjithë librit rishqyrton të dhënat e mbledhura sipas këndvështrimit të tij, në një qaje shumëdisiplinore, ku përfshihen dije nga disa disiplina shkencore.
Autori e sjell Fanin nga lashtësia deri në ditët e sotme me të gjithë kontributet, duke i vendosur ato në hapësirë dhe kohë. Ai e shkel të gjithë territorin dhe ndalet në Munellë, Zepë, Rrunë, te Piktogramet e Xhuxhës, Gurra e Lashtë e Domgjonit, Shpella e lashtë e Batos, Shpella e Çinderfojt, Qyteza e Domgjonit, Rrethi i Qytezës në Xhuxhë, Shkalla e Skënderbeut në Konaj, Guri Lekë në Bisakë; rruga e lashtë që e lidh me Prizrenin e shkon deri në Nish etj.
Studiuesi Llesh Ndoj e lidh natyrën me njerëzit, analizon bashkëveprimin e tyre në kohë, mbijetesën në kushte të vështira, luftën në mes të maleve, vetqeverisjen e banorëve dhe marrëdhëniet krejt të veçanta në mes pesë katundeve të mëdhenj: Bisakë, Domgjon, Xhuxhë, Konaj dhe Shëngjin. Ai ndalet në veçoritë e këtyre katundeve, por nxjerr edhe tiparet e përbashkëta, të krijuara përmes lidhjeve martesore dhe marrëdhënive të tjera njerëzore.
Më një synim gjithpërfshirës, Llesh Ndoj i sjell bijët e Fanit me kontributet e tyre. Në faqet e librit vijnë personalitete të shquara me njohje mbarëkombëtare, heronj të luftërave për pavarësi dhe liri, specialistë me emër të fushave të ndryshme, studiues, shkrimtarë, artistë dhe sportistë të njohur.
Vijnë në këtë libër edhe fanasit e Gjakovës, Prizrenit, Pejës Lugut të Drinit etj.
Libri “Fani dhe fanasit” shërben si testament për fanasit e sotëm dhe brezat e ardhshëm, që ta njohin dhe ta nderojnë përjetë vendlindjen dhe vendorigjinën e tyre.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.