8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

NJË GRUSHT I TURPSHËM.. I PËRGJIGJEN NJË TUFË EGËRSIRASH..

Shkruar nga Besnik Avdyli

NJË GRUSHT I TURPSHËM.. I PËRGJIGJEN NJË TUFË EGËRSIRASH..
Protesta aq e përfolur pro e kundra do të mbahet mënd dhe nuk do të shlyhet kollaj nga memoria ashtu siç nuk harrohet gjakosja e opozitës ku e enjtën Braçe zotin Pëllumbin e të tjerë.
Pa dyshim nuk harrohet as gjakosja nxirrja e Ramës jo në protestë por e ngritur nga klani Berisha.
Sot ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte .
Sot vetë Berisha provoi atë që ka kurdisur gjith jetën pa dyshim këtë e dinë mirë gazetarët e Koha Jonë që shpëtuan vetëm me rrahje pa u djegur me gjithë shtypshkronjë.
Ai grusht pa diskutim na turpëron si komb ca më tepër për moshën e Berishës dhe të djalit që bëri këtë krim që i takon ta ketë gjysh për moshën.
Si do qoftë gjurma në fytyrën e Berishës mua më duket sikur e ka pasur qysh në 96 dhe e ka shoqëruar deri sot por tashmë nuk do ti shlyhet deri sa të ketë jetë.
Një krim i përsëritur mbas krimit të autorit më i rëndë është tufa që shoqëronte Berishën .
Linçimi në tufë të ndezur egërsisht mundej ta çonte atë djalë në humbjen e jetës.
Mbasi e shtrinë nuk u kënaqën por të rrëzuar poshtë po e mbytnin tashmë pa mëshirë me shqelma në fyt.
Krimit të një individi ju përgjigjën një zëri një tufë me besnikëri,egërsi të pa parë .
Shpëtimi ishte policia.
Pra Berishën e shoqëronin njerëz të dhunshëm të gatshëm që të bënin gjithçka po të urdhëronte shefi.
Ky rast i dhunës së dy anëve tregon qartas se politika jonë ka mbjellur e kultivon dhunë , egërsi.
Ishte një ditë e rëndë e turpshme për gjithë vëndin tonë.
Në fakt duhej të ishte ditë e qetë ku dy forcat të kishin ditën e mirëkuptimit për të mirëpritur mysafirët e rëndësishëm ku VËNDI ynë u bë selia e BE!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.