“””””””””””””””””””””””””””
Atdhe i mjeri atdhe
Oh mor atdhe i mjeri atdhe,
S’ka ngel kush pa të rrjep e pa të pre,
Të gjithë si shkaba mbi ty janë sul,
Ca me të ngrënë e ca poshtë me të ul,
E ca të tjerë shpirtin ta vodhën,
Veç pleqnia të ka ngel në votër,
Veç pleqnia pranë oxhakut me tym,
Ty atdhe t’kanë lanë pa frymë,
Po ç’ka nane je kur fmitë si mban në gji?
Humb e shpërnda nëpër botë jetim,
Ti që historinë e shkrujte me gjak,
Sa herë e vrave tradhëtinë me marr hak,
Ah moj Shqypni sa burrni ke pas,
Edhe gratë trime e me nder gjer në palcë,
Gratë Suliote nga shkambi ranë,
E nuk e përdhosën kurrë vatanë,
Dhe një shpatë Skënderbeu,
Si dragua vrau e preu.
Po sot Atdhe hallin si e ke?
Mrenë për mrenë me çakenj e hijena,
Veç gjak i zi të buron ndër vena,
Po çka nane je kur s’mendon për askan?
As për shpinë tanë e as për fëmiun tand?
Dhe ne sytë i kena tek ti,
Ngado shkojmë të rujmë në gji,
Hajt një president e ik një parti,
Populli i mjerë s’po din me kë t’rri,
I vramë e i pa ngranë,
I vdekë e ndhe pa shtanë,
Oh medet, kujt me ju qa?
Kemi ngel pa nanë e pa baba,
Edhe vllazninë ça e hapërda,
Kur takohena nuk njihemi ma,
E nipër e mbesa lind e rrit të huj,
Që shpirti i gjyshit dhe i gjyshes të vuj,
Kujt dorën me ja shtri për kët mizori?
Ju që dheun tuj e shisni për flori,
Po sa do hani o derra të pa ngop,
Ju që veç veten tuj keni shokë,
Ju që u mësutë në vend të ujit pini gjak,
Ju që të vrisni e qani prag më prag,
E kur s’na don nana, njerka s’ka mëshirë,
Na shet e na blen nëpër botë shumë lirë,
Ndaj vllezën e motra ju mos qani ma,
Me kokë të ulur kur flasni pa za,
Bëhuni nji si Skënder
dikur,
Si Ismaili që s’ju dhims vetja me ngrit flamur,
Jeni stërnipa të trimave që ngelën në histori,
Ngrihuni e bani një shtet të ri,
Hapni një gropë e groposni kalbsina,
Mbi to të mbijnë manushaqe, ullinj e dafina,
Të mbij paqa, burrnija dhe besa,
Të thahet loti dhe të lulëzoj shpresa.
“””””””””””””””””””””””””””
Besën kam të shtrenjtë
Në ëndërr sonte të erdha pranë,
Përkëdhela ëmbël trupin e brishtë,
Veshur me të bardha si zanë më ngjan,
Floku ngjyrë ari lidhur bërë bishtë,
Vëndin tim dikush tjetër e ka zënë?
Unë në ëndërra flë akoma me ty,
Përse më vrare një fjalë pa më thënë,
Besën se dhashë vetëm por e dhamë të dy,
Me lot në sy u zgjova, telefonit i rashë,
Ankthi i madh zemrën kish pushtuar,
Je e imja a të kam humbur të thashë,
se një ëndërr e keqe sot më ka zgjuar?
Të ndjeva timen, kur zërin tënd dëgjova,
Besën më the e kam të shtrenjtë,
Dashurinë tonë të zjarrtë bekova,
Të gjerë dhe të gjatë si lumenjtë.