MARGARITA XHEPA, ARTISTIA E MADHE E SKENES SHQIPTARE.
Qe nga koha qe eshte shkrepur kjo foto kane kaluar 60-të vite, plot 6-të dekada dhe perseri e ruajme me kujdes kete foto te artisteve tane. Ne ato vite benim koleksion me copa filmash, por fotot e artisteve i prisnim nga revistat dhe i ngjisnim ne faqen e brendeshme te derës se dollapit. E veçanta qendron se ne familjen tone kjo foto ende egziston aty ne faqen e dollapit prej 60 vite.Kjo foto eshte prere nga faqja e nje reviste te asaj kohe.
Ndonese cilesia e fotos nuk eshte e paster ,koha e ka vjeteruar, sepse nuk jane pak 60-vite, por…dhe vitet mund te bejme ç’të duan, por aktorja jone Margarita Xhepa eshte perseri ajo, artistja jone lavdiplote Margaritë, ne harmoni me çdo tipar te saj bujar.
Sot eshte mjaft e thjeshte per te parë aktore te bukura, me forma, sy e fytyre perfekte, mjafton te shtosh pak selikon, botox, lente, dhe ja u bere e bukur, hollivudiane,…por ne asnje vend te botes nuk gjen nje artiste kaq origjinale si kjo e jona.
Per artisten tone Margarita Xhepa edhe pse vitet kane bere punen e tyre, tiparet per te cilat eshte shquar jane ende dalluese edhe sot ne kete 88-vjetor te saj.
Shikimi tipik, syte e bukur, mollezat e qeshura, hijeshia e nishanit ne balle dhe zeri i saj qe tund dheun kur interpreton duken se kane mbetur serisht te njejte edhe pas kaq shume viteve.
Ketu ne kete foto eshte ne rolin e Ofelise, hyjnesha e dashurise dhe e bukurise.. Me e bukura ,me hyjnesha e te gjitha koheve ne temperamentin e saj aktorial, vajza nga Lushnja, nga zemra e Myzeqese, aktorja ne shume drama tetrale dhe e filmave shqiptare.
Ne Vitin 1960 regjizori rus ,Bortko ka vene ne skene dramen shekspiriane “Tragjedia e Hamletit”. Aktoret tane brilant ,Margarita Xhepa ka interpretuar ne rolin e Ofelise dhe aktori Naim Frasheri ne rolin e Hamletit, ku keta aktore ne ato vite tregohej se i ka vleresuar shume publiku dhe shtypi i kohes…kurse sot mediat shqiptare nuk bejne nje urim ditelindje, ose shtypi shqiptar nuk shkruajne dy rreshta per keta aktore me fame kombetare.
Margarita Xhepa dikur dje dhe sot mbetet aktore e madhe ne vemendjen tone si mbretereshe e kinomatografise shqiptare ,ku mbetet nje aktore aq e ndritshme si dikur ne rolin e Ofelise ne 1960-tën.
Gjithmone e talentuar, me dashuri dhe vlera aktoriale ,Artistja jone mban me lavdi titullin, “ARTISTE E POPULLIT”
Jo shume larg para 10 vite shqiptaret e Athines nuk harrojne aktoren e madhe Margarita Xhepa ku luajti disa role kryesore ne Teatrin Kombetar te Athines,si ne dramen
“Elektra” ashtu dhe ne rolin e Ekubes nga drama, “Tragjedia e Euridit”.
Madheshtine e aktores sone ne rolin e Mbretereshes se Trojes do te vleresohej larte nga shtypi grek.
Pamja, plastika,fuqia e zerit, fjalet e shqiptuara bukur, paster ,oshetima e timbrit dhe salla u kthye ne magji nga mallkimi dhe kuja ne aktrim, duke dhene nje pamje tragjike pas rrenimit te qytetit nga greket.Spektatoret vendas na thoshin ,ju keni nje artiste te madhe ,star ,
hollivudiane.
Kurse shtypi shkruante ,aktoria shqiptare Margarita Xhepa interpretoi rolin e Ekubes me më origjinalitet se aktoret greke.
Dhe ne krenoheshim per kete aktrim skenik …
Vendi yne i ka dhuruar popullit tone shume aktore me vlera por Margarita Xhepa me aktrimin, me kontribuotin e saj ne art e kulture duke shqiperuar bukur, ka fituar nje vend ne zemrat tona ,ia ka dale te fitoje nje emer e fame kombetare.
Sa te permalluar jemi per filmat tane bardh e zi ku ka interpretuar aktorja jone , me ata filma u rritem , simbol i virtyteve shiptare dhe e kujtojme me nistalgji te shkuaren ,rolet e saj.
Ne jeten time fati e ka sjelle te takohem dy here me aktoren e madhe .E kujtoj gjithmone me nje perqafim te ngrohte ,e bukur ,e thjeshte dhe me embelsi e bujari njerezore .
Rolet e aktores sone perhere me jane dukur se perfaqesojne, NENEN SHQIPERI.
Sikur gjithe urimet tona te kisha mbledhur ne kete 88- vjetor jane te paktë per madheshtine aktoriale qe i ka dhuruar popullit shqiptar.
Edhe100 vite jane pak ,shume pak per kete MARGARITAR te artit tone kombetar shqiptar!!!
Ndriçimi yt margaritar mos u shofte kurre ,te paçim sa malet tona , Artistia jone MARGARITA XHEPA!