13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Olga Magnani

“Edhe Hëna pikon gjak”…

Edhe Hëna pikon gjak
Sa s’ thërrmohet nga zemërimi
Syri i saj, s’ ngopet me gjumë
Shpirti i saj, fole trishtimi…
Edhe Hëna po vajton
Ajo, sheh dhimbjet e mia
As ajo nuk e kupton…
Përse grindet njerëzia…
Edhe Hëna pikon gjak…
Përmbi trupat e fëmijëve…
Drita e saj sa vjen e zbehet
Shtuar drita e qirinjve…

Autore Oltjona Selamaj Magnani

“”””””””””””””””””””””””””

Seç më ndodhi një çudi…🇺🇦
Kisha vite pa e parë
Hedhur ishte në një qoshe
Në tre copa ishte ndarë
Kjo rruzare bukuroshe…
Mbi 12 vjet fshehur rrinte
Kokëulur, modestisht
Por më ndodhi një çudi
Që do t’a nxirrte në dritë sërish
Motrën e saj po kërkoja…
Një rruzare kaltëroshe…( E Shën Leos)
Një javë luftë për t’a gjetur
Nuk lashë vend, cep, edhe qoshe.
Kur teksa me vrull kërkoja
Fiks një javë para lufte
Doli rruzarja, që shumë e doja
Dhuratë e asaj motre…
Mike në ditë me rrebeshe
Kisha ndarë me të dhe bukën
Punonim të dyja bashkë
Edhe tok e bënim luftën…
E mora, e pashë në duar
Edhe mendjen po e vrisja
Hallkat kaq vite shkëputur,
si t’ i bashkoja, si t’i ngjisja?!
E lodhur pas shumë kërkimesh
të rruzares kaltëroshe…
Mora këtë biondinë në duar
E u ula në një qoshe…
Mora një pincetë të hollë
Edhe hallkën e zgjerova
Aq sa munda, të tre hallkat,
me durim i sistemova.
Dhe e putha përplot mall
Se më është dhuratë e çmuar
12 vjet në sirtar, rrinte urtë
Pa bëzuar…( Pa bërë zë)
S’ di se pse ndjeva një mall
Për miken që m’ a dhuroi
Qe rruzarja ime e parë,
që me ZOTIN më afroi.
Ajo grua e bekuar,
e ngryste ditën në kishë…
Ishte fat që e takova,
lindur dy herë me këmishë…
Kur m’ a dhuroi atë rruzare
Isha në vuajtjet e mia
E sprovuar nga kjo jetë
Poshtëruar nga njerëzia…
Fill pas saj, gjeta dhe tjetrën
Rruzaren time kaltëroshe…
Tani po kuptoj, ZOTI më thotë:
“Lutu, për atë shoqe”…
Asgjë nuk ndodh rastësisht…
Sidomos, kur dëshpërohesh…
Humbe një, por gjete dy…
Tani, më fort do të bekohesh…
Po kuptoj se nuk qe humbje
Por se ishte shenjë nga ZOTI
Lutu thotë, sot, për Alinën…
Me atë rruzare, që t’ dha qëmoti.
Se e mira do të kthehet…
Do të kthehet tek i zoti…
Autore Oltjona Selamaj Magnani
P.S:

Rruzarja ngjyrë ari në foto, u gjet para luftës në Ukrahinë, teksa kërkoja dëshpërimisht një rruzare të kaltër, që e kam shumë për zemër, se jam lutur fort me të, edhe është e Shën Luanit tonë dalmat.

Kërkoja atë, por gjeta këtë rruzare të bekuar, më të cilën jam lutur edhe për vehte, edhe për të sëmurët në spital, në udhët e gjata me dy autobuza, për të shkuar në punë një orë e ca larg qytetit ku jetoj.

Kur e rigjeta ashtu të këputur në tre pjesë, qava, u ula, e ndreqa, e m” u desh shumë kohë t’a sistemoja…✝️

Edhe ditën tjetër, ZOTI më çoi direkt tek vendi ku kisha vendosur rruzaren që kërkoja, e me zë shpirti më tha: “hape këtë kuti”, e kur e hapa u habita, rruzarja ishte pikërisht aty.

Humbja e saj, ishte një shenjë nga ZOTI për të më thënë të marr në duar rruzaren e mikes ukrahinase Alina, që kam shumë vite pa e parë, e më dhuroi dikur atë rruzare, që sa herë lutesha sillte mrekulli në jetën time.

Edhe sot, po me atë rruzare duhet të lutem për UKRAHINËN, edhe miken time Alina, që sot është pensioniste, se ishte dhjetë vjet më e madhe se unë në moshë, ndonëse një bionde bukuroshe, edhe shumë e fortë.ZOTI MË PASKA NJOFTUAR PËR ATË, QË PO NDODH, E UNË VETËM SOT PO E KUPTOJ SE RRUZARJA QË DUHEJ KËRKUAR MË FORT QENKA AJO E ALINES NGA UKRAHINA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.