9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

  OSHEE në ballë të luftës kundër koranavirusit covid-19.

 

Nga Stiljan DEDJA

 

 

OSHEE në ballë të luftës kundër koranavirusit covid-19.

 

Patjetër që në vijën e parë të zjarrit sot, në luftën kundër këtij infeksioni agresiv vdekjeprurës, që po merr jetë njerësish dhe po pezullon aktivitete ekonomike kryesore,  pothuajse në të gjithë vendet e botës, janë mjekët   e talentuar shqiptarë dhe infermierët e palodhur, të cilët po venë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar sa të jetë e mundur jetë njerzish.Por kjo luftë kërkon një angazhim maksimal dhe një kordinim të punëve të shumë sektorëve të ekonomis , të jetës në shqipëri, të cilët patjetër janë në mbështetje të  krijimit të kushteve normale të punës në spitalet infektive covid-19, si dhe të krijimt  kushteve optimale  në të gjithë sektorët e jetës në vend.Patjetër përparësi kanë sektorët  kryesorë, të cilët janë direkt në ballë të luftës me këtë infeksion, për ti krijuar atyre mundësinë të kryejn punën e tyre shumë të rëndësishme në kushte të domosdoshme normale pune. Por jo vetëm kjo, e rëndësishme dhe e nevojëshme në këto momente të vështira që po kalojmë, është që edhe konsumatërëve apo abonentëve të energjisë elektrike, ti krijohen kushte normale dhe lehtësuese jetese, duke realizuar me sukses furnizimin e pandërprerë të tyre me energji elektrike, për të përballuar me sukses problemet e jetesës së tyre, shkaktuar nga mbyllja e bizneseve të tyre për shkak të korona virusit si dhe masave të rrepta që ka marë qeveria për mos përhapjen e infeksionit dhe ndalimin e humbjeve të shumë jetëve njerëzish. Në këtë luftë frontale me këtë infeksion të rrezikshëm qëndron edhe OSHEE, e cila patjetër ka një barrë kryesore shumë të vështirë për krijimin dhe realizimin e kushteve normale në këtë situatë. Ajo sot qëndron si një garanci për të gjitha institucionet e tjera në vend. OSHEE për të siguruar një vazhdimësi normale të furnizimit me energji elektrike të të gjithë institucioneve spitalore, si dhe institucioneve kryesore në vend si dhe furnizimit normal të abonentëve me energji elektrike në shtëpit e tyre në këtë luftë ka ndaluar realizimin e punimeve të planifikuara në tensionit të mesëm në rrjetin elektrik ( remonte dhe investime) duke përjashtuar këtu rastet e difekteve të papritura .Në të gjithë rajonet janë ngritur grupet e punës, të cilët janë në gadishmëri të plotë në funksionim 24 orë. Janë shtuar edhe grupet e gatëshme të elekrtriçistëve shtese në terren, të cilët sëbashku me ato të zakonshëm bëjnë të mundur eleminimin e difekteve në një kohë minimale sa më e shkurtër të jetë e mundur.Në çdo aspekt sot OSHEE është në gadishmëri të plotë dhe në shërbim të kësaj situate të rrezikshme për jetën e njerëzve .Elektricistët që janë në terren, gjatë riparimit të difekteve të mundëshme nëpër konsumator apo institucione shtetërore dhe objekte biznesi, janë në kontakt të vazhdueshmësh me persona të cilët mund të bartin virusin covid-19,prandaj në këtë situatë delikate puna e tyre vështirësohet akoma më shumë .Bashkpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm. OSHEE ka vënë në zbatim paketa lehtësuese.Shumë punonjës janë vënë në gadishmëri nga veriu në jug të vendit. Spitalet, qendrat shëndetsore, ujsjellsat, janë në monitorim të rreptë nga punonjësit dhe  specialistët e Oshee dhe në një përparësi të padiskutueshme të tyre. Monitorimi i situatës sipas rajoneve është i plotë 24 orë. Në çdo aspekt sot OSHEE është në dispozicion të kësaj drame humanitare dhe situate të pazakontë. Gjithashtu OSHEE siguron  çdo familje Shqiptare që : gjatë gjithë kësaj periudhe epidemie, në familjet e tyre nuk do të mungojë energjia elektrike. Gjithashtu edhe falja e kamat vonesave apo  pagesat e vonuara të faturave të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2019,  është një lehtësim i  një barrre të grumbulluar financiare dhe një lehtësim psrikologjik i familjeve shqiptare, një ndihmë e madhe për situatën në të cilën ne po kalojmë në kushtet e marra për parandalimin e covid-19. Ndërkohë  Oshee sqaron skemat se si mund të përfitohet kjo ndihmë. Gjithashtu edhe punonjësit e kujdesit ndaj klientit të cilët po punojnë me përkushtim maksimal, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me persona të cilët kryejn pagesat e konsumit të energjisë elektrike, të cilët mund edhe të jenë të prekur nga ky virus vdekjeprurës,gjë e cila është shumë e rrezikëshme për ta dhe një premis për infektimin e tyre. Oshee sot është një faktor i rëndësishëm I krijimit të një stabiliteti dhe të krijimit të kushteve sa më të favorëshme dhe optimale për luftën e të gjithëve kundra korona- virusit.Vetëm falë këtij organizimi dhe përkushtimi të të gjithëve në këtë institucion, bëhet e mundur mbështetja e sigurtë e të gjithëve, në këtë luftë për tejkalimin me sukses të kësaj situate të rrezikëshme për jetën e të gjithëve ne.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.