Megjithse mijra kilometra larg nga vendlindja ndjek çdo ditë me vëmëndje informacionet për të.

Shkak për të shkruar këto pak rreshta u bë një informacion që Bashkia Memaliaj i bënte reklamë rrugës për në fshatin Maricaj. Nuk po them për në Arrëz të Madhe se deri te përroi që ndan Arrëzën me Maricajn shkonte.
Më vjen shumë mirë që këta bashkëfshatarë të kryetarit të bashkisë ,për herë të parë panë me sy asfalt në fshatin e tyre.
Por mendja më shkoi te Damsi im që është nga fshatrat më të afërt (në rrugë ajrore me Tepelenën dhe Memaliajn por dhemë i largëti për të shkuar pasi nuk ka rrugë.
Para rreth 100 vjetësh Italia bëri një rrugë rrugë për interesat e veta që shkonte posht fshatit,buzë Vjosës, por që tani prej saj kanë mbetur vetëm disa metra kalldrem dhe rruga është bërë e rrezikshme për tu përshkuar me makinë.
Kaluan disa sisteme (Mbretëria, socializmi e tani demokracia)por Damsi dhe damësiotët mbetën të izoluar megjthse kjo zonë ka resurse te mëdha natyrore dhe kulturore që po të shfrytëzohen sjellin shume zhvillim pë zonën dhe shtetin.
Banorët e kësaj zone në pamundësi për ta zgjdhur këtë problem kanë filluar të largohen por me shpresën që një ditë do të kthehen.
Edhe për ata damësiot që kanë qëne në poste të larta e kanë patur mundësi për të bërë diçka është një turp pasi panë vetë për interesat e tyre dhe për karrierën.
Fonde janë harxhuar dhe vazhdojnë të harxhohen por për mendimin tim të pa menaxhuara mirë.
Pse të mos bëhet nga inxhinierët një projekt për të bashkuar me rrugë të gjitha fshatrat.Do të ishte një zgjidhje përfundimtare sipas mendimit tim që një urë mbi Vjosë dhe Tepelena të lidhej me rrugë me fshatrat matanë Vjosës Beçisht-Damës-Kashisht-Vagalat-Maricaj- Arrëz e me rrugën Kiçok-Buz e Berat.
Sigurisht kjo nuk zgjidhet dot vetëm nga komuna Memaliaj por me kërkesa të vazhdueshme dhe mebashkëpunim me të gjitha istancat mund të arrihet ,pasi është e vetmja zonë e lënë në harresë.
Problemi tjetër është se fshati Damës i është bashkangjitur artificialisht komunës Memaliaj pasi ai historikisht ka qënë me qëndrën (Tepelenë)
Kjo me kërkesën e banorëve dhe në kuadër të rishikimit të ndarjes territoriale në Republikën e Shqipërisë të bëhet ndryshimi dhe me këtë akt kam bindjen se shumë gjëra do ndryshojnë dhe për Damsin e harruar.
Besoj se me këtë shkrim të vogël të jem nxitur sadopak ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë e atyre që në vazhdimësi kanë marë votat e këtyre njerëzve të indinjuar me pushtetarët e të gjtha kohërave.