Kuturu
**************
Kërkoja dhe s’dija vërtet të të them!
një valë deti në gji, ku të jemi vetëm ne,
Apo një bjeshkë thepisur majash,
me fllad të freskët të ngjyrosur në re.
Diellin ta shoh në 500 copash
lagur ujit të kripur me ngjyrë blu,
Pulbardhat të ulen guximshëm
mirëseardhjen të urojnë kështu.
I florinjët vendi shqiponjave në majë
lumturinë e gjej të fshehur tek ju
Ngjyrat e jetës gërshetuar në dallgë
plantacione bukurish kultivuar kuturu!
*********
Të gjitha ato që dëgjova për ty
i pjestova për dy dhe mbetën shumë!
Në heshtje eca me hapa
mjergullnajën e lash për uqërit.
Respektin e shumëzova për dy dhe pak më duket gjithësesi ,
Me mirsillje jam edukuar
nga koha kur isha fëmijë.
Dashurinë e shumëzova
me rrënjën katrore,
sa mall paskam….
numrat nuk paskan më Rëndësi!