8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Petraq Koroveshi

 

Skenderbegasit Aviator [shkruar nga ish pilot Qirjako Dhima ]

Me 28 Mars 2020,mbushen 75 vjet nga celja e Shkolles Ushtarake Skenderbej Lufta e ll boterore sa mbaroi Shqiperia,pas asajj fitoreje te madhe,po hidhte te tjera hapa,ne drejtimin e duhur Ushtria Popullore celi shkollen,fidanishten e saj,nga ku do pregatiteshin kuadrot e ardhshem,oficer,qe do te siguronin stafeten e fitores se madhe Ushtria Popullore do te ishte moderne,ajo duhet te ishte e plote,me forca tokesore,me forca ushtarake detare dhe me forca luftarake Ajrore Dhe venjes ne jete te kesaj detyre,ja dedikoi Shkolles Ushtarake Skenderbej Atje ishte zanafilla,ku u perzgjollen dhjetra grupe te rinjsh,nxenes te kesaj shkolle dhe u derguan jashte shtetit,ne fillim ne Jugosllavi e pastaj ne Bashkimin Sovjetik e me vone ne RP te Kines U derguan studente per te gjitha specialitet ,qe kerkonte nje aviacion luftarak,me shume llojshmeri tipash avion,shume llojshmeri nevojash,pra nje aviacion bashkek-kohor e modern
Ne kete 75 vjetor,te Shkolles Ushtarake Skenderbej,pamvaresishte se ajo nuk egziston,mund te flasim me bindje dhe kryelartesi-se ju arrit qellimit Sot nuk kemi as shkollen,as aviacion luftarak-kjo eshte rruga me e mbrapshte,anti kombetare,antipopullore,antidemokratike e qeverive parlamentare dhe ne teresi e udheheqesve te shtetit tone ne keto 30 vjetet e fundit Kjo eshte nje e vertete absolute,dritheruese, antipatriotike,dhe shume negative per nje popull,popullin Shqiptar Por kjo nuk ja ul vleren kolosale te shkolles Skenderbej Ngritja dhe perfeksinimi i kesaj shkolle,u mbeshtet fuqishem ne disa parime baze,sipas pervojes boterore -E para qe kuadri i ri ushtarak,te armatosesh me dije te forta teorike,ne dijet gjuhesore,ne dijet e shkencave ekzakte,ne dijet civilizuese e komunikuese njerezore,e dyta ne pervetesimin e shkences bashkekohore ne armatimine pajisjet moderne qe zoteronte ushtria,e treta kombinimin me te mire te ketyre,me paisjen me cilesite me te larta,morale -patriotike e njerezore te kultivuar ne shekuj nga te paret tane-si shoqeria e shendoshe ushtarake,sakrifica ne stervitje e kudo,bindja dhe sinqeriteti maksimal,guximi per te perballuar veshtiresite,dashuria per armen,besnikeria deri ne vetmohim ndaj betimit ushtarak dhe Atdheut Jane keto te verteta qe nguliti fort ajo shkolle te skenderbegasit-qe ne kemi nostalgji per te Ne pame ne jete realitetin ne 3-4 dhjetevjecare ndaj e shprehim me mirenjohje
Eshte me vlera te permendet perzgjedhja e mesuesve dhe pedagogeve qe kane dhene mesim ne ate shkolle Ishin nga me te pergatiturit ,me te kulturuarit njerez serioze ,metodiste te mrekullueshem,kerkues e rigoroz Kujtojme me respekt ish drejtorin Stavri Angjeli,pedagoget,Llazar Eftimadhi,Pandeli Skrami,Drita Hajro, Hajrulla Uruci, Ali Kasmi, Gaqo Dile,Kudrete Zeka ,Gjylyza
Re Cico,Nazmi Duljanxhi,Sulejman Haxhihyseni,Agime Celo, Rrahime Dervishi,Mesut Abule,Dilaver Toptani,Ismet Bellova e tjere Kujtojme me repekt drejtuesit ushtarak te shkolles si Sotir Polena,Xhemal Shehu, Enver Meni, Isuf Tebova, Detar Avdia,Luto Haxhiu etj Te gjithe keta kane meritat e veta dhe kane vendosur nga nje tulle ne ate ndertese te permadheshme Ne qe kemi mesuar dhe jemi edukuar ne ate shkolle dhe sot jemi pensioniste dicka me shume se te tjeret,kuptojme dhe vleresojme punen,meritat e atyre brezave qe hartuan ate programim te lavdishem mesimor te shkolles Skenderbej,me permbajtje gjimnaz,me ushtarak por brenda tij kishte dhe dege,politeknikumi,mjekesie,teknike,elektriciteti etj Pra pershtatje per dege jetesore te ushtrise Ne aviacion jane me dhjetra kuadro te ketyre profileve te rendesishme Ne,kuadrot e aviacionit,ish skenderbegas,e ndjejme vehten krenare qe jemi edukuar ne ate shkolle,e ndjejme vehten krenar,se kemi reflektuar kudo ne te gjitha detyrat e rendesishme ku kemi sherbyer,ne fluturim,ate cilesi e veti te ndritshme qe na brumosen ne ajo shkolle Gjate gjithe periudhes,nga krijimi I shkolles Skenderbej deri me 1993-jane pergatitur mbi 180 vete ne aviacion jashte e brenda vendit,ngs te cilet 80 vete pilot ne avionat gjuajtes-bombardues te ndare 11 ne avionat Mig-21,45 vete ne avionat Mig-19, 17 vete ne avionat Mig-17 dhe 15 vete ne avionat Mig-15,1 ne avionin bombardues IL-28-Jane pergatitur mbi 10 vete ne avionat JAK-18,mbi 15 vete ne helikopter MI-4,5 ne avionat AN-2,jak-9P etj Masa tjeter kane sherbyer Inxhinjer,teknik,radist,armetar,specialist te paimeve elektrike,novigator,parashutiste, meterologe etj,etj
Nje rol te rendesishem kane luajtur kuadrot ish Skenderbegas ne ngritjen dhe pajisjen e shkolles se aviacionit dhe shkolles se larte te aviacionit,si dhe ne pergatitjen e funksionimin e Uzinave te riparimit te avionave,qe treguan nje nivel teper te larte shkencor,si ne riparimet e mesem dhe ate kapital Eshte krenari te kujtojme ne kete 75 vjetor meritat e pilotave Andrea Toli,Luto Sadiku, Petrit Bebeci,Mahmut Hysa,Serafin Shegani,Dante Dusha, Vangjel Koroveshi, Kujtim Kryekurti,Bardhyl Brinja, Raqi Qarri me Mig-21 dhe Azbi Seranit,Bardhyl Tacit,Halit Bulku,Hamza Koci, Andrea Gjikdhima,,Maksim Dhamo,,Vilson Rusi,Zenel Hyseni etj ne MIG-19 Te Servet Muratit ,Nikoll Dudit,Ahmet Zogut[Sulejmani] etj ne MIG-15,qe me perkushtim te jashtezakonshem pergatiten me dhjetra grupe pilotesh te rinj,qe me devodshmeri sherbyen gjate gjithe jetes ne fluturim Gjate ketyre 5-6 dekadeve te jetes se aviacionit,ku pilotet ish skenderbegas kane qene ne balle te tij,kane ndodhur ne procesin e stervitjes pergatitore dhe luftarake,me dhjetra ngjarje,avari, menjanime ne procesin e flutrimeve per shkaqe shume te ndryshme te kohes,te motit etj perfshire dhe te metat e dobesise mekanike,teknollogjike te prodhimit te avionave e deri ato politike,por qe jane perballuar me sukses e gjakftohtesi,me vendosmeri te rradhe profesionale e me guxim nga pilotet Bilal Sina, Skender Demollari Alqiviadh Dede,Zenel Hyseni, Luto Sadiku,Serafi Shegani etj e tj
Por ne morine e mbi 25 vitesh fluturime,vetem ne 28 raste per shkaqe te ndryshme 3 per difekte te renda teknollogjike,Azbi Serani , Shpetim Sula,Dhimitraq Robo te tjeret 33/ perqind per kushte te veshtira,2/ perqind te gabimeve te ekipaxhit,2,4 / per gabime njerezore dhe 48/ te ndryshme Te gjitha ngjarjet tona jane mbi 30/ me pak se ne vendet evropiane me aviacion te zhvilluar Pilotet ish skenderbegas,qe kane rene ne krye te detyres jane Qemal Mertiri, me 1951 ne BS, Hektor Lako me 1962,Sokrat Basha me 1963,Refit Jazo me 1970,Kaso Petoshati e Shyqyri Balla me 1971,Azbi Serani me 1972,Bego Hoxha me 1974,Vasil Noni me 1978,Shpetim Sula me 1979,Armando Gjoka me 1980,Luto Sadiku me 1982,Ndue Logu me 1986,Enver Haka me 1989,Pandeli Whupa me 1989,Jorgji Fane me 1989, Fluturim Molla dhe Eduart Kostedhima me 1991,Jani Tarifa me 2004, Demush Heba 2006
Duke I studjuar me imtesi ngjarjet e jashtezakoneshme per sejcilin,konkludoj si specialist,te vecoj tre ngjarje-per aresyen e vetme,specifike profesionale dhe humane
1] Rasti I pare-Renia ne krye te detyres te Azbi Seranit me 04/10/ 1972 ne udheheqje te katershes MIG-19,ne stervitjen Dumrea-72 ne procesin e stervitjes luftarake,si pasoje e nje difekti teper te rende teknollogjik ne predhat 30/ te tipave,qe shkatron krejt drejtimin e avionit
2] Rasti I dyte-Renia ne krye te detyres te Shpetim Sules,ne procesin e fluturimit per ne ulje me MIG-19S,difekt I rende teknollogjik-nga uzina Kineze,I bllokoi komandat vetem ne rrotullim majtas ne lartesin 7 metra para uljes Per te mos vrare 5 veta ne VKS[Startit] rriti animin dhe u perplas ne toke-u vra Ekspertiza e vertetoi 100/
3] Rasti I trete- Renia ne krye te detyres te Ndue Logut-qe shpetoi jeten e 10 ushtareve ne transhe-ne procesin e hedhjes se granades ofensive-Ushtari heq siguresen dhe hutohet-ai ja rremben dhe e hedh-por ajo plasi mbi koken e tij dhe vritet them humanizem I paster
Per te tre keto raste,I kerkoj Presidentit te Republikes te shpall si Nderi I Kombit Kushtet I plotesojne 100/ per asnje fije faji per vete shenim kete shkrim Qirjako Dhima do e mbante ne 75 vjetorin e krijimit te shkolles Skenderbej dhe do propozonte Presidentit te Republikes Si Nderi i Kombit per tre pilot Azbi Seranaj Shpetim Sula Dhe Ndue Logu ] Vazhdon
Ish pilot Qirjako Dhima

Tirane 01/03/2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.