JE ZVERDHUR JE BËRË FTUA
Je zverdhur më je bërë ftua
Vinë në mend bëmat e tua
Çdo fillim e ka një fund
Po të vjenë dhe ty or çun
Atje te guri me vërë
Një nga një do veni të tërë
Gjynahet në këtë botë
I shlyenë pa shkonë me shok
Ky popull asgjë s’të falë
Vetë tani bëju ball
Me vila e salltanete
Turpin e paç për vete
Me Balil e kompani
Paske qenë një soj i zi
Do që të dukesh si burr
S’të ka mbetur më oshkur
Më mirë ik vet te Balili
Sa s’të ka ikur fiqiri!
Trimëria tash tu sos
Po e shehë veten kokë poshtë.