8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Petro L. Sotta

 

MË ZGJO PO TË JEM NË GJUMË.L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi e testo

Po ikën zvarrë dimri, i mërzitur,
Si ariu i çalë, në vetmi i harruar,
Ndërsa pranvera, sapo ka zbritur,
Me vello të bardhë e mbuluar…

Kthehen të parat dallëndyshe,
Duke kërkuar të tyret fole,
Ky mars, më ngjanë pak ndryshe,
Të ndarë për çudi, mbetëm ne…

Kur dola të prisja në stacion,
Por, aty s’kaloj, asnjë autobus,
Kjo gjëndje kritike, më rëndon,
Sikur të kisha dhe unë një virus…

S’më mbeti gjë tjetër, prandaj,
Me mendime pa formë, ashtu kot,
Duke ikur, zemërimin thellë mbaj,
S’po e dimë, ç’po ndodh në botë..

Një ëndërr për ty e kishja parë,
Si dallëndyshe, po vije nga larg,
Ndoshta, nga që malli, më kish marr,
Prandaj, të futa, ty sot në varg…

Në varg, buzët e tua ngjyrë rozë,
Si petale trëndafili, i porsa çelur,
Kanë aromën, si një lule mimozë,
Dhe ëmbëlsinë e një fruti të vjelur…

Mbrëmjet, do të më duken si varr,
Më të varfëra, si tunele pa ndriçuar,
Ndërsa malli, më shumë do më marr,
Sikur të ishje, përmbi hënë e larguar…

Larg do të jemi, nga njëri tjetri tani,
Por të lidhur, nga një mall më shumë,
Nëpër ëndrra, kur të më vish përsëri,
Më zgjo edhe po të jem në gjumë,

Petro L. Sota. 11 Mars 2020, Padova…

JAM PRANVERA.L'immagine può contenere: 1 persona, fiore, pianta, natura e spazio all'aperto

S’po u besoja, syve të mi,
Kur trokisje, aty tek dera,
Dhe po më thërrisje, vetë ti,
Hapma derën:- jam Pranvera…

Sa u gëzova, kur të pashë,
Me lule bajame, ishe veshur,
Si pranverë, e kthyer në vashë,
Dhe më vije, duke qeshur…

U mahnita dhe s’po të flisja,
Nga syri derdhet, një pik lot,
Ndoshta ndryshe, po të prisja,
Jo kaq të bukur, si erdhe sot…

Nuk e dija, që kështu do vije,
Të njëjtën ditë, me pranverën,
Më flet me zë, prej dashurije,
-Jam Pranvera, hapma derën…

Me gjithë zemër, derën e hapa
-Mirëserdhe, të thashë pranverë,
Me xixëllonja, do të vij nata,
Do ndriçojnë, mbrëmjet përherë…

Ti nga lulet, ndryshim nuk ke,
Gjithçka ke marr, nga kjo stinë,
Dhe muzë për mua, përherë je,
Ma ëmbëlson, gjithë poezinë…

Petro L. Sota 6 Mars 2020…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.