10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

PhD Nijazi Halili

Popujt e Ballkanit kanë nostalgji për Evropën, por njëkohësisht ndjejnë edhe nervozizëm!

Në librin e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, “Ballkani i Jugut”, theksohet se: “… është e qartë për gjithkënd se stabiliteti në gadishullin e Ballkanit varet nga dy faktorë kryesorë: e para nga vetë popujt e Ballkanit dhe e dyta nga Evropa…” Pra, me fjalë të tjera mund të themi se kur fati i diçkaje varet nga dy palë, mirëkuptimi ose moskuptimi i tyre, kthehet në faktor bazë për zgjidhjen ose jo të problemeve. Popujt e Ballkanit kanë nostalgji për Evropën, por njëkohësisht ndjejnë edhe nervozizëm për fajet e tyre e që s’duan ti pranojnë, si dhe zemërim për harresën e gjatë të Kontinentit plakë, Evropës, e cila për një kohë të gjatë i është shmangur përgjegjësisë së saj në rajon. Nga se u tha më sipër, arrijmë në përfundimin se Evropa e lodhur me Ballkanin ka bërë dhe bën përpjekje për ta integruar e përfshirë atë në organizmat e saj. Po kështu, edhe popujt e Ballkanit përpiqen të rivendosin marrëdhëniet e vjetra që i lidhin ata me kulturën, zakonet, doket, marrëdhënie të cilat kanë rrënjë të thella në vendet ku jetojnë, por që janë shkatërruar nga luftërat e vazhdueshme e të pafundme në rajon. Vetë pozicioni gjeografik dhe ekonomik nga njëra anë, si dhe lidhjet e shumta me popuj e vende të ndryshme të Evropës dhe botës nga ana tjetër, e bëjnë rajonin e Ballkanit që të mos i shmanget prirjeve politike e gjeopolitike që përfshijnë Evropën dhe mbarë botën. PhD Nijazi Halili

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.