15.5 C
Tiranë
E martë, 22 Prill 2025

Pirro Minella Millona

…” Atje gjeta perseri varrin e “te harruarit”…!!”
… Percollem per ne banesen e fundit nje mik sot ne Elbasan. Dhimbje, trishtim dhe lot.
Edhe dy lopata me dhe te fresket mbi shpatullat e mikut tim, ne perjetesi nga sot e gjithmone.
Pastaj vura dy lulet e mbeshtjella me kujdes.
Mora rrugen per tek cezmja per te lare duart sipas riteve.
Ashtu ne qetesi, kembet me cuan tek ulliri pak me tutje, ku dikur prehej i qete Babushi im. Sot e kemi ketu ne Tufine ne Tirane, ne nje varr te ngrohte me Nenoken time.
Kuptohet tashme dikush tjeter prehej ne ate varr….
Por… destinacioni ishte perseri aty ne varrin e “harruar”, “te vetmuar”.
U afrova ne heshtje qendrova ne kembe ne fund te varrit.
Ftohte shume ftohte kishte atje poshte ne Meme Dhene.
Perseri askush nuk i kishte vajtur per nje vizite.
Asnje shenje lule
Asnje shenje qiriri i shuar.
Asnje bisht cigare pertoke.
Mbi balten ishte perseri ajo pllaka e vetme.
Perseri pa emer, vazhdonte te ishte varr i “braktisur”.
Perseri askush nuk i ishte kujtuar te fshinte ate pllaken prej cimentoje te thjeshte.
Me kujdes vendosa nje trendafil te vogel te kuq dhe nje karafil te fresket, u perkula, kur i vura me ngadale, mos i peshonte ne trupin e tij te vrare, aty ne Ate varrin e te “te harruarit”..
Mbi balten binte ne sy nje pllake e vetme.
As emer nuk kishte, Ai varr i “braktisur”.
Rrotulla syte perqark atij varri “te harruar”.
Kudo “lulezonin” varret me pllaka mermeri dhe varret mbi ato pllaka ishin te mbushura me lule plot, shume ngjyreshe, te fresketa..
Sa binte ne sy varri i “te harruarit”, si nuk kishte njeri te qendronte tek kembet e varrit, ashtu ne heshtje te derdhte dy pika lot mallengjimi.
Dhe keshtu une i vendosja lulet mbi varrin e “te harruarit”.
Dhe qendrova ashtu ne heshtje dhe i premtova te “harruarit” qe perseri do te kthehesha tek Ai.
Kur degjova, qe me therrisnin leviza dhe per here te fundit ktheva koken nga varri i “te harruaritr”, mu dhimbs shume Ai njeri qe prehet thelle ne te.
…Mbase edhe ne jeten tone ka qene “i braktisur”, por tani jam une si njeriu i tij me i afert, qe do ta kujtoj sa here te shkoj ne varrezat e qytetit ku kam jetuar shume vite…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.